Rusi, vdesin 30 persona dhe plagosen 63 të tjerë nga aksidenti i një treni
Aksidenti i një treni në Rusi ditën e shtunë u mori jetën 30 personave dhe plagosi 63 të tjerë. Burime zyrtare bënë të ditur se ky aksident mund të ketë qënë një akt terrorist. Personat e vdekur u raportuan nga një zyrtar në televizioni Vesti-25 fill pas përplasjes. Gjatë udhëtimit treni i cili po shkonte nga Moska në drejtim të San Pterburgut transportonte 661 pasagjerë në 13 vagonë, ku 4 prej tyre u dëmtuan.
Nuk ka patur akoma deklarata zyrtare rreth aksidentit, por disa burime cituan se mund të ketë qenë rezultat i një shpërthimi.
"Ky mund të ketë qënë një akt terrorist"-tha në mënyrë anonime një zyrtar i hekurudhave në Rusi.
Zëdhënësi i i prokurorit të komisionit të hetimit kërkoi të bëhet kujdes në lidhje me deklaratat e shkaqeve të aksidentit.
"Ne do të mund të flasim vetëm pasi investiguesit tanë të fillojnë punën për të zbuluar shkaqet"- tha zëdhënësi për agjencinë e lajmeve Itar-Tass.
Ndërkohë presidenti rus Dimitry Medveded dhe shefi i hekurudhave Yakunin kanë shkuar në vendngjarje menjeherë pas njoftimit.
Gjithashtu Washingtoni ka shprehur keqardhjen nga ky aksident nëpërmjet zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Robbert Gibs.