Kodheli:Qeveria, reagim qesharak ndaj BB-së

Partia Socialiste e ka konsideruar si qesharak reagimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së Bankës Botërore për menaxhimin e konsideruar skandaloz të projektit të bregdetit. "Na vjen turp për nivelin mizerabël me të cilin kjo qeveri e korrupsionit e përfaqëson Shqipërinë në raport me botën e përkatësisht me Bankën Botërore. Na vjen turp që qeveria, jo vetëm nuk merr përgjegjësinë e saj të pambulueshme për menaxhimin skandaloz të projektit, por përpiqet të mbulojë mëkatin e vet duke akuzuar Bankën Botërore, madje edhe opozitën" theksoi Mimi Kodheli, zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste. Ajo theksoi se menaxhimi skandaloz lidhet me qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha dhe me njësinë e menaxhimit të projektit të drejtuar nga dhëndri i tij.