E Diel, 1 Nëntor 2026

Rëshqitje dheu në Lezhë, rrezikojnë shembjen 13 shtëpi

Lezhë- Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, 13 shtëpi në lagjen Varosh në Lezhë janë rrezikuar nga shembja.

Pas ngjarjes, në këtë zonë ka qenë për të parë nga afër situatën dhe kreu i Inspektoriatit Ndertimor në Bashkinë e Lezhës, Bilal Maldi. Në një prononcim për media tai u shpreh se përveç se toka është e rrëshqitëshme, ka ndikuar në shembjen e dheut edhe firma e cila ndërtoi rrugën, pasi ka hedhur inerte.

Kemi njoftuar subjektin ndërtues se kjo zonë përveç se është vetë tokë e lëvizëshme, është bërë shkak edhe vetë subjekti pasi ka hedhur mbetje si inerte apo dhera gjatë ndërtimit të rrugës. Pra nga subjekti ndërtues janë marrë masa të pakta- tha ai.

Më tej Maldi u ka bërë thirrje banorëve të jenë të kujdeshëm pas i njëjti fenomen mund të ndodhë sërish.

Sensibilizojmë të gjithë banorët e zonës këtu që të jenë të kujdesshëm për jetën e tyre, të ndërgjegjësohen për ndërtimet që kryejnë sepse janë në një zonë të rrëshqitshme dheu. Nuk duhet të bëhen më gabime të tilla,- vijoi ai.

I njëjti fenomen ka ndodhur edhe vite më parë, dhe nëse do të ketë së rishrrëshqitje dheu, rrezikon të shembet dhe rruga që të ccon në kalanë e Lezhës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›