E Diel, 1 Nëntor 2026

Jam homoseksual, por gruaja ime nuk e di!

Ka nga ata që nuk arrijnë t’ua tregojnë bashkëshorteve sekretin që mbartin dhe të tjerë që nuk dëshirojnë, por e jetojnë seksualitetin e tyre në mënyrë të fshehtë. Janë të shumtë meshkujt që u fshehin partnereve të tyre faktin se janë gej. Ja historitë e tyre

“Unë kam qenë gjithmonë homoseksual, por arrij të bëj bashkëshortin dhe babanë e përkushtuar në familje. Edhe pse në moshën 40-vjeçare, jam ende i ri dhe i bukur saqë i kam lejuar vetes një lidhje seksuale të qëndrueshme me një djalë 19-vjeçar, pa qenë nevoja ta paguaj. Herë të tjera më ka rastisur të kryej marrëdhënie edhe me djem nën moshën 30-vjeçare, që ashtu si unë kanë qenë të martuar. Kur më shikojnë dhe më ngacmojnë femrat unë qëndroj serioz, nuk u kthej përgjigje, duke u lënë të kuptoj se nuk më interesojnë, por gjithashtu nuk dua t’i zhgënjej, sepse nuk më tërheqin. Më mjafton gruaja ime, të cilën e dua si motër dhe nuk kam dëshirë t’i hap telashe të tjera. është një njeri shumë i rëndësishëm në jetën time, jo vetëm për faktin se më ka dhënë dy fëmijë të mrekullueshëm, por edhe sepse më qëndron pranë, pavarësisht se nuk i di dhe i imagjinon bindjet e mia seksuale. Megjithatë nuk është e vetmja!” - thotë një “zotëri” 40-vjeçar.
Një pjesë e mirë e bashkëshorteve dhe të dashurave nuk e imagjinojnë se njeriu i tyre i zemrës e ndan seksin nga dashuria. Në dashuri janë të qëndrueshëm dhe të qetë, por jo në seks. Dëshmia e treguar më lart është vërtet e fortë dhe e paimagjinueshme, e hapur dhe e sinqertë, sa të bën të ndihesh keq. Pra është historia e një zotërie që ka guxuar të tregojë historinë e tij, por duke ruajtur anonimatin. Natyrisht që nuk është mashkulli i vetëm që ka bindje krejt të ndryshme seksuale me burrat që kanë një familje, të cilën e respektojnë vërtet, e dashurojnë gruan e tyre dhe i duan fëmijët. Jo se homoseksualët nuk e bëjnë diçka të tillë, por ata mendojnë për të tjera gjëra.
Specialistët nuk janë ende të bindur për faktin se kanë frikë t’i tregojnë bindjet e tyre seksuale, apo kështu është rregulli i asaj shoqërie. Ajo që të çudit është fakti se shumë homoseksualë gjejnë një grua, martohen me të, krijojnë familje, pastaj bëjnë një jetë të fshehtë, me lidhje të rastësishme seksuale me meshkuj të tjerë, ose lidhje të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë asnjë nuk është i detyruar të tregojë sekretin e tij, bëjnë sikur vuajnë, sikur kanë shumë halle mbi shpinë, për të mos u shqetësuar nga bashkëshortet (përpiqen me çdo kusht t’i bëjnë ato të besojnë se i duan shumë, por në jetë nuk është vetëm dashuria). Kështu pra shumë gra martohen me homoseksualë pa e ditur. Po përse? “Asnjë grua nuk mund ta kënaqë bashkëshortin, ashtu siç bën një mashkull tjetër. Nga natyra mashkulli është më pervers dhe më aktiv nga ana seksuale se sa femra (ka më shumë intuitë dhe fantazi). është një lojë delikate dhe shumë e rrezikshme nëse zbulohet sekreti. Fanatizmi dhe ndalimi nuk e ushqejnë frikën, por stimulojnë edhe më shumë dëshirën dhe fantazinë e shfrenuar për të provuar gjëra të tjera. Jam një i ri 28-vjeçar dhe flas nga eksperienca. Kam pasur marrëdhënie dhe eksperienca vetëm me burra të martuar, te të cilët as që dyshoje se kishin fëmijë”, tregon një djalosh tjetër.

“Unë jam i martuar me fëmijë. Nuk jam i lumtur me bashkëshorten time dhe prej vitesh nuk kryejmë më marrëdhënie seksuale. Që kur isha i vogël më tërhiqnin meshkujt e mëdhenj në moshë. Në këtë periudhë krize m’u desh të vija në lëvizje shumë herë fantazinë dhe të kuptoja se kush isha vërtet. Megjithatë, pavarësisht kësaj, unë vazhdoj të bëj një jetë të rregullt familjare dhe të jem një baba i mirë për fëmijët e mi. Dua t’i rregulloj gjërat me bashkëshorten time dhe të mbaj lidhje miqësore me ata persona, disa prej të cilëve janë të martuar e me fëmijë”, tregon një tjetër.

Me pak fjalë është njësoj sikur të mos jenë homoseksualë 24 orë në ditë, por vetëm herë pas here. Kjo është edhe arsyeja që i gënjejnë bashkëshortet. “Nuk ka ndonjë gjë të re, ky është realiteti i pastër, edhe pse shpeshherë jemi shumë hipokritë dhe këtë duhet ta pranojmë”, thotë një djalosh, i cili dëshiron të ruajë anonimatin. Disa femra jetojnë duke e injoruar tërësisht “vesin” e të shoqit. Disa të tjera e mendojnë, ose e zbulojnë, por janë të detyruara të heshtin për hir të opinionit dhe fëmijëve. “Homoseksualët e kanë fantazinë të shfrenuar. Unë bëj seks me meshkuj të tjerë si puna ime, është shumë bukur dhe për fat të mirë jemi shumë. Nëse femrat do të ishin në vendin tonë, sigurisht që do të heshtnin. Unë jam i sigurt se edhe ato kanë një mike në zemër dhe në krevat. Kjo botë është e mbushur me hipokrizi, por të gjithë duhet ta jetojmë jetën ashtu siç e mendojmë. Kjo është më e mira për të gjithë”.

Por cila është zgjidhja më e mirë për femrën, të heshtë apo ta diskutojë me bashkëshortin këtë çështje? Do të ishte më mirë të hidhnit gjithçka pas krahëve, apo t’i jepnit fund përgjithmonë lidhjes suaj?

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›