E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parfumeve, u hiqet taksa

Drafti

Qeveria shqiptare po mendon të lehtësojë barrën fiskale për një kategori produktesh që lidhen me pjesën estetike të njeriut. Bëhet fjalë për parfumet, niveli i të cilave me akcizë sot është 60 për qind e vlerës, ndërsa Ministria e Financave propozon heqjen e kësaj takse, gjë që ndikon në çmimin e këtyre produkteve. “Propozohet që të hiqen mallrat e parfumerisë dhe kozmetike, si produkte me akcizë për arsye se vetëm tre vende si Rumania, Kroacia dhe Danimarka i kanë të tilla produkte me akciza. Vendet fqinje të rajonit nuk i kanë këto produkte me akcizë dhe në këtë mënyrë mund të shmanget edhe hyrja e këtyre produkteve kontrabandë nga këto vende”, argumenton Ministria e Financave. Sipas saj, efekti negativ në të ardhurat vjetore është 44 milionë lekë. Drafti është përgatitur këto ditë dhe i është dërguar për menim ministrive të linjës. Po ashtu, projektligji i ri për akcizat, që parashikon të tjera ndryshime, do të kalojë për diskutim edhe në Këshillin Konsultativ të Biznesit, pranë Ministrisë së Ekonomisë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›