E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformë për shpëtim apo burgim të monumenteve?

(Veprime të papërgjegjshme në gropën e “Troplinit”)

Propozimet për reformën në trashëgiminë kulturore janë ende të hapura. Objekti i saj është veprimtaria e Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) në mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës, ajo e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA) pranë MTKRS në shpëtimin e arkeologjisë së nëntokës nga dëmtimet e pronarëve dhe investitorëve të ndërtimit, ajo e parqeve arkeologjike, e drejtorive rajonale të monumenteve të kulturës, e muzeve të ikonave, të departamentit kombëtar të inventarizimit. Diskutimet dhe idetë e propozuara dhe të ballafaquara në disa takime të organizuara nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve janë diametralisht të kundërta.

Njëra palë kërkon që të tëra këto aktivitete të drejtohen në mënyrë të centralizuar nga një institucion, i emërtuar Instituti i Trashëgimisë Kulturore (me bazë IMK). Një institut i tillë do të bënte njëherazi edhe drejtimin për shpëtimin nga kanosja e përditshme e dëmtimit të arkeologjisë dhe e monumenteve, por edhe studimin shkencor të këtyre veprave të trashëgimisë.

Pala tjetër kërkon të ndahen dhe të administrohen më vete këto dy veprimtari, siç mund të thuhet të ndahet puna e shkencëtarit nga ajo e ndjekjes së dëmtuesit. Pra të ndahet qartë puna kërkimore shkencore e monumenteve, e cila të qëndrojë në IMK - nga puna rutinë shtetërore-juridike për shpëtimin e monumenteve dhe të arkeologjisë nga kërcënimi (agresioni) i përditshëm ndërtimor e financiar i subjekteve private gjithnjë e në rritje. Kjo e fundit, për shkak të konfrontimit vendimmarrës me subjektin privat dhe të potencialit juridik që kërkon, duhet të përfshihet pa mëdyshje direkt nën kompetencën ministrore.

Propozimi i parë shkon në kahun e forcimit të mëtejshëm të centralizmit të vjetër, i cili në kushtet e realitetit të sotëm nuk i mbyll shtigjet për dëmtimin e përditshëm të trashëgimisë kulturore në tërësi. Ndërsa propozimin e dytë e shoh si zgjidhjen e kohës për shpëtimin e trashëgimisë kulturore në kushtet e shoqërisë private dhe të respektimit të konventave europiane për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare, tashmë të fi rmosura nga vendi ynë.

* * *

është interesant të vihet re, se autorët e variantit të parë të propozimit të reformës janë kryesisht kolegët në moshë më të vjetër të IMK-së, natyrisht të nderuar për punën shumëvjeçare që kanë bërë, të cilët janë grupuar në mbrojte para së gjithash të stàtu quó të IMK-së. Nganjëherë është e hidhur për shkencëtarët në moshën e pensionit t’u hiqen nga dora “domenet” dhe “gradat e komandos” që kanë pasur për dekada në punën e tyre të përditshme. Një garanci për vazhdimësinë e statusit të tyre janë ruajtja e strukturave të vjetra dhe zgjedhja e drejtuesve besnikë. Kjo është e kuptueshme dhe e respektueshme, por janë edhe brezat më të rinj, që nuk përshtaten me këto struktura të vjetra, të cilët para se të arrijnë pensionin, kërkojnë hapësirë për të vepruar me logjikën dhe realizmin e kohës dhe të kenë rastin të përmirësojnë strukturat duke i përshtatur ato me kërkesat bashkëkohore. Ndodhemi përballë dëmeve kolosale në trashëgiminë kulturore, që kanë ndodhur në dekadat e fundit. Prandaj nuk e cilësoj pozitiv grupimin e tyre, për të kërkuar të forcojnë më tej format e vjetra centraliste të punës, deri edhe të ushtrojnë kërcënime të pahijshme ndaj kolegëve të tyre më të rinj për të realizuar qëllimet vetjake. Për secilin shkencëtar, dikur vjen koha që të jetë më i dobishëm të merret me botimin e rezultateve shkencore, të cilat u duhen brezave më të rinj, se sa të gënjejë veten, se ka fuqi të merret me menaxhimin e shpëtimit të monumenteve dhe të arkeologjisë bashkëkohore, d.m.th. të përndjekë dëmtuesit e tyre të përditshëm në të katër anët e vendit, në mal e në fushë. (Për më tepër, këtë nuk e kanë ushtruar as kur kanë qenë më të rinj).

* * *

Përkrahësit e variantit të dytë të propozimit të reformës janë kryesisht arkeologë dhe restauratorë në moshë më të re. Si rezultat i ndryshimit nga një sistem shoqëror i centralizuar, në një sistem shoqëror privat dhe të nënshkrimit prej qeverisë sonë të Ndodhemi përballë dëmeve kolosale në trashëgiminë kulturore, që kanë ndodhur në dekadat e fundit. Prandaj nuk e cilësoj pozitiv grupimin e tyre, për të kërkuar të forcojnë më tej format e vjetra centraliste të punës, deri edhe të ushtrojnë kërcënime të pahijshme ndaj kolegëve të tyre më të rinj për të realizuar qëllimet vetjake konventave europiane në fushën e trashëgimisë kulturore, është bërë e domosdoshme edhe ndërtimi i bazës ligjore dhe i strukturave shtetërore përkatëse për shpëtimin e saj. Tashmë janë arritur disa rezultate. Në dy vjetët e fundit janë bërë hapa konkretë në miratimin e ligjeve, ndërtimin e strukturave ministrore për shpëtimin e nëntokës arkeologjike, me ngritjen e ASHA-s pranë MTKRS. Tashmë kemi në njërën anë një Institut Arkeologjik pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, i cili merret me studimin shkencor të arkeologjisë dhe gërmimet pedagogjiko-shkencore dhe në anën tjetër, strukturën ministrore të ASHA-s pranë MTKRS, e cila merret me parandalimin (ndjekjen) e dëmeve dhe shpëtimin e nëntokës arkeologjike nga veprimtaria ndërtimore private dhe shtetërore. Nën shembullin e kësaj reforme është bërë e domosdoshme prej kohësh edhe ndarja e kompetencave të sotme të IMK, konkretisht, ndarja e pjesës shkencore të tij (IMK) - ndaj pjesës së përgjegjësisë për parandalimin e dëmtimeve në monumente dhe shpëtimit nga ndërhyrjet ndërtimore të investitorëve dhe pronarëve privatë. është si ndasia e qartë në fushën e mjekësisë, midis institucionit me shkencëtarë që merret me studime shkencore në mjekësi dhe poliambulacave apo spitaleve që merren me kurimin e përditshëm të pacientëve të sëmurë.

* * *

Nuk është e mundur që një institut të zgjidhë problemet që ka sot ruajtja e arkeologjisë dhe të monumenteve në kushtet e shoqërisë private. Provë për këtë është historia e hidhur dhe e pashembullt e shkatërrimeve në masë të nëntokës arkeologjike dhe të monumenteve të republikës sonë, veçanërisht në dhjetë vjetët e fundit, ku kapitali privat mori fuqinë më të madhe në vend. IMK nuk ndihet i përgjegjshëm për shpëtimin e monumenteve, jo se i mungon numri i punonjësve, por sepse ka mbetur një strukturë socialiste, e paaftë në tërë kompleksitetin e saj për t’iu përgjigjur kërkesave të shpëtimit të vlerave historike në kushtet që dikton shoqëria dhe e drejta e pronës private. Ai është në gjendje të përcaktojë dëmin shkencor të shkaktuar, por nuk ka fuqi të ndalojë dorën e investitorit privat që prek arkeologjinë apo monumentin në pronën e vet. Duke mos e pasur këtë fuqi, ai ka ardhur në atë gradë sa shpesh të mos thotë as fjalën e vet, të fusë kokën si struci, të mos bëjë as denoncim. IMK zgjohet, nxjerr kokën nga rëra, vetëm në rastet kur dëgjohet ndonjë politikan i interesuar privatisht, apo njeri me pushtet, të cilin papritmas nuk e ka zënë gjumi natën për “dëmet” në trashëgiminë kulturore. Por kjo ndodh vetëm në ditë dasme!

* * *

Le të marrim një shembull, fjala vjen në hapësirën e qendrës antike të Durrësit: Fare afër Bashkisë së Durrësit, në rrugën “Troplini”, kalimtari shikon prej tre vjetësh një hapësirë ndërtimi të braktisur, të rrethuar me llamarinat e kantierit, nëpër vrimat e të cilave mund të shohësh një gropë ndërtimi të thellë deri në 6 m të mbushur me ujë të ndenjur. Kalimtari pyet, përse kjo gropë ndërtimi në qendër të qytetit ka mbetur e braktisur kështu qysh prej tre vjetësh? Përse aty nuk ndërtohet, kur në të dyja anët e tij janë ngritur në vitet 2000-2006 dy grataçiela secila 12-katëshe. Dikush sqaron, sepse nën atë pellg me ujë të ndenjur gjenden rrënoja me vlera të veçanta jo vetëm për historinë e Durrësit, por vlera arkeologjike me interes ndërkombëtar. Qytetari pyet, po në garazhet 7 m thellësi në nëntokën e dy grataçielave pranë, nuk u gjetën vlera arkeologjike të veçanta? Natyrisht që po, përgjigjet Dikushi, por ato kishin leje që të shkatërroheshin, kurse ky rast nuk ka leje shkatërrimi! Por qytetari vëren se edhe këto rrënoja që qëndrojnë kështu të braktisura janë vetvetiu drejt shkatërrimit çdo ditë që kalon, pavarësisht se ato nuk kanë leje zyrtare shkatërrimi.

* * *

Ky është një nga shembujt fl agrantë të mungesës së bazës ligjore dhe të strukturave përkatëse shtetërore për mbrojtjen dhe shpëtimin e trashëgimisë kulturore në kushtet e shoqërisë me pronë private. Si ka ardhur kjo gropë në këtë gjendje?

Me vendim Nr. 6, datë 26.10.2006, pronarë të Durrësit janë pajisur me leje ndërtimi nga KRRT-ja e Bashkisë së Durrësit, për të ndërtuar një ndërtesë shumëkatëshe në sheshin me sipërfaqe 372 m2 në rrugën “Troplini”, lagjja 3 Durrës. Ndërtimin e ka marrë përsipër fi rma FAKLE shpk. Sheshi i ndërtimit ndodhet në “zonën e mbrojtur A”, ku sipas rregullores për mbrojtjen e nëntokës arkeologjike nuk lejohen ndërtime të reja. Pikërisht drejtori i IMK të asaj kohe, i ka akorduar fi rmës FAKLE me shkresën e tij Nr. Prot. 158 të datës 26.02.2007 “leje gërmimi arkeologjik për ndërtimin e një godine”. Ju lutem - nuk është ndonjë habi, sepse të tilla leje për ndërtime kishin dhënë edhe dy drejtorët e IMK përpara tij në vitet 2000-2006, domethënë më saktë, leje për shkatërrimin dhe zhdukjen masive të vlerave arkeologjike në zonën A të Durrësit. Sa për ilustrim, të dyja ndërtesat 12-katëshe në anët e “gropës sonë me ujë” në rrugën “Troplini” janë ndërtuar në vitet 2001-2006 dhe kanë shkatërruar pa asnjëfarë dokumentacioni vlera unikale heleno-romake-bizantine të zemrës antike të qytetit të Durrësit. Për shembull, për hapjen e themeleve të ndërtesës 12-katëshe në kufi rin jugor të gropës sonë është zhdukur tërësisht një segment prej rreth 40 m të kolektorit romak dhe më e pabesueshme, është zhdukur tërësisht një segment prej 30 m të murit masiv romak të qytetit. Por le të shkojmë më tutje:

Kundrejt lejes së gërmimit, fi rma FAKLE ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e gërmimeve arkeologjike (Kontrata Nr. 1 me departamentin arkeologjik Durrës-DAD). Gërmimet janë kryer në muajin maj-qershor 2007 nën drejtimin e arkeologëve të punësuar në departamentin e arkeologjisë së Durrësit, të cilët janë paguar kështu paralelisht edhe nga fi rma FAKLE(!).

Më 12.06.2007 është bërë një konsultë në vend nga IMK dhe Instituti Arkeologjik (IA) e pasqyruar me shkrim me rekomandime për vazhdimin e gërmimeve arkeologjike. Më 09.07.2007 drejtuesi i departamentit arkeologjik Durrës (DAD) ka nënshkruar Kontratën Nr. 2 për gërmime arkeologjike me investitorin shoqëria “Fakle” shpk., duke zgjatur volumin e gërmimeve nga 80 ditë në 100 ditë pune. Në këtë kontratë largohet përgjegjësia e departamentit arkeologjik Durrës nga problemet e ruajtjes së vlerave arkeologjike dhe këto i lihen IMK. Ndërkohë, raporti i gërmimit arkeologjik i përgatitur nga drejtori i DAD-it është dërguar më 11.09.2007 Institutit Arkeologjik Tiranë. Në këtë raport tërhiqet vëmendja për zbulimin e vlerave unikale, siç mendohet fari i qytetit në kohën helene, një segment i kolektorit romak të ujërave të qytetit etj. Por, një vendim apo një pjesëmarrje e IMK në fatin e ruajtjes të këtyre rrënojave arkeologjike, prej zbulimit të tyre dhe deri më sot, nuk i gjendet gjurma.

Kush e kishte dhe kush e ka sot përgjegjësinë për ruajtjen e këtyre vlerave: DAD-i që i ka zbuluar rrënojat arkeologjike apo IMK-ja që ka dhënë lejen e gërmimit? Kush paguhet sot nga shteti ynë për mbrojtjen e mjediseve arkeologjike? Me sa dihet, përgjegjës për këtë detyrë është IMK.

* * *

Mbas përfundimit të gërmimeve në korrik 2007 nga DAD, askush nuk u kujdesua më për ruajtjen e zbulimeve arkeologjike. Për shkak të presionit të ujërave nëntokësore, e gjithë substanca arkeologjike u gjend brenda dy ditëve tërësisht nën ujë. E tillë qëndron ajo pa ndërprerje deri sot, gati tre vjet rresht. Rrënojat e zbuluara qëndrojnë kështu në pellgun e ujit, të llucës, të hedhurinave, duke pësuar dëmtime të ndjeshme, deri edhe në cedime, madje edhe rrëzime të themeleve prej dobësimit të shtresave mbajtëse të dheut nën to, prej veprimit të vazhdueshëm të ujërave. Nga dokumentet del se IMK nuk ka ndërmarrë asnjëherë iniciativën për ruajtjen e tyre. Duket se ai nuk e luajtur rolin e shpëtimit të mjediseve arkeologjike të privatizuara. Kështu kemi ardhur vetvetiu në konkluzionin se në sistemin shoqëror privat një institut nuk mund ta luajë këtë rol. Për mua këtë rol nuk mund të luajë as edhe një IMK e reformuar. Nuk është as çështje e gjetjes së një drejtori të aftë. Meqë ra fjala, akademiku i propozuar për drejtorin e ardhshëm të IMK së reformuar ose të ITK, është pikërisht drejtori i IMK që dha leje gërmimi për gropën tonë më 2006 dhe që ka shkaktuar këto dëme kolosale të dëmtimit të substancës arkeologjike në rrugën “Troplini”. Jo vetëm kaq, por nuk është mbajtur edhe premtimi (garancia) i shtetit ndaj pronarëve, të cilët paguan gërmimet arkeologjike me paratë e tyre dhe tani s’kanë të drejtë të ndërtojnë në tokën e tyre.

* * *

Në kushtet e një braktisjeje dhe zhgënjimi pronarët dhe ndërtuesi i gropës sonë në rrugën “Troplini”, vazhduan prej korrikut 2007 deri në gusht 2009 të kërkonin zgjidhjen ndaj IMK, DAD dhe MTKRS për ruajtjen e rrënojave arkeologjike. Ata afruan gatishmërinë pa rezerva fi nanciare për konservimin e tyre, me kusht që t’u jepej edhe mundësia e ndërtimit të godinës, ashtu siç i kishte premtuar shteti qysh tre vjet më parë. Askush nuk ua vuri veshin. Me krijimin e ASHA-s pranë MTKRS këtë vit u hap një dritare shprese për zgjidhje Në këto rrethana u kontraktua një ekspert privat i licencuar për konservime arkeologjike, i cili gjatë muajve shtator-tetor 2009 përgatiti një projekt, “Vlerësimi arkeologjiko-konservues për qëllime muzeore”. Projekti përmban në njërën anë vlerësimin e rrënojave heleneromake- bizantine me potencial të lartë arkeologjik, të cilat ishin zbuluar para dy vjetësh nga arkeologët e DAD-it, ndërsa në anën tjetër, propozon zgjidhjen e konservimit të tyre në një ambient të mbyllur muzeor, e cila u jep mundësi pronarëve dhe investitorit të realizojnë edhe ndërtimin e tyre. Për integrimin muzeor të substancës arkeologjike në ndërtesën e tyre, investitori merr përsipër të gjitha shpenzimet për këtë qëllim të preventivuara në vlerën shtesë prej 205.000,00 euro.

* * *

Në nëntor 2009, ata e paraqitën këtë projekt në MTKRS me lutjen që të shqyrtohen në Këshillin Kombëtar të Restaurimit (KKR) dhe në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë (KKA), pasi IMK “nuk merret më me monumentet”. Deri sot nuk ka asnjë zgjidhje të problemit. Ndërkohë “fari”, mbetjet e një banese romake me pikturë murale dhe kolektori romak i qytetit të Durrësit janë burgosur nën gropën e mbushur me ujë. është shumë sinjifikative të dëgjosh me veshë, se IMK ende nuk e ka shpallur monument “mjedisin arkeologjik të gropës në rrugën ‘Troplini’”. Madje nuk e ka shpallur as në mbrojtje paraprake, domethënë bën sikur nuk e ka parë, si struci. Pra projekti i mbrojtjes dhe integrimit muzeor të këtij mjedisi me vlera të veçanta arkeologjike, edhe pse ka fondet për realizimin e tij, tundet në ajër dhe pret shpëtimtarin nga qielli. Ndërkohë vlerat arkeologjike të burgosura në gropën e “Troplinit” qëndrojnë nën ujë prej tre vjetësh. Kështu vijmë në konkluzionin se mungon struktura shtetërore e aftë që të lidhë ligjin dhe rregullat e shpëtimit të monumenteve të mbitokës apo atyre arkeologjike të zbuluara, me interesat e privatit, i cili është i gatshëm të investojë për mbrojtjen e arkeologjisë dhe paraqitjen e saj muzeore turistike. Nuk ka problem më akut për një reformë.

* * *

Por problemi është më shumë juridik se sa shkencor. Prandaj kahja e reformës duhet të drejtohet më shumë nga ana juridike, se sa shkencore. Ndërtimi i strukturave të reja për shpëtimin e monumenteve nuk duhet të ketë kahun e forcimit të mëtejshëm të Institutit të vjetruar të Monumenteve, por në ndarjet e multifunksioneve të tij, duke hedhur një sy edhe nga përvoja europiane. Konkretisht duke pasur parasysh modelin ekzistues europian, të mbështetur në të ashtuquajturën Marrëveshjen Europiane të Maltës për “Mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike” (European Convention on the Protection of the Archaeological Heritage (Revised), Valetta, 16.01.1992), të cilën e ka nënshkruar më 19.02.2008 edhe vendi ynë.

Konventa e Maltës i detyron vendet nënshkruese të aplikojnë një sistem unifi - kues të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe të monumenteve, sidomos gjurmimin dhe ruajtjen e tyre nga aktiviteti ndërtimor në qytete dhe i politikave të mëdha ndërtimore të vendit. Ndërsa baza ligjore tashmë ekziston, mungon struktura ekzekutive për mbitokën, të cilat duhet të sigurojnë kompromisin në të dy drejtimet: nga njëra anë ligji të detyrojë investitorin (pronarin) të paguajë për kërkimet arkeologjike ose ruajtjen (restaurimin) në pronën e vet, nga ana tjetër, strukturat shtetërore duhet t’ia plotësojnë atij kërkesën për lejen që i ka akorduar fi llimisht. Pra të dyja palët duhet të kenë një garanci kompromisi (kontraktore), një siguri planifi kimi: investitori paguan për arkeologjinë dhe paraqitjen muzeore të saj, por ai ka të siguruar edhe të drejtën e ndërtimit. Një institut shtetëror nuk është e mundur t’u përgjigjet këtyre nevojave, nuk është partner që të garantojë investitorin. Një investitor që është në gjendje të garantojë pagesën për arkeologjinë apo restaurimin e monumentit, nuk mund të presë vite të tëra me gropën hapur, derisa punonjësi i institutit shtetëror të gjejë kohë dhe mundësi profesionale t’i japë zgjidhjen atij. Këtu ka edhe një problem, një konfl ikt ligjor, sepse specialisti i institutit që merr rrogën mujore nga shteti (instituti) nuk mund të marrë paralel edhe pagesën e privatit për punën që i ka bërë atij. Shihet qartë se ka ngelur sharra në gozhdë. Rasti i “Troplinit” e tregon se sa jashtë loje ka dalë aktualisht IMK për mungesën e kompetencës në zgjidhjen e premtimit ndaj investitorit, i cili vetë është i interesuar të mbrojë monumentet në pronën e vet dhe t’i vërë ato në shërbim të vizitorëve me pagesën e tij.

* * *

Përvoja e Konventës së Maltës e mbledhur gjatë 18 vjetëve të fundit në vendet e Europës Perëndimore dhe të vendeve të Europës Lindore është tashmë e profi luar. Natyrisht nuk ia vlen të kopjohen me sy mbyllur metodat europiane pa marrë parasysh specifi kën e vendit tonë. Nga ana tjetër, rezultatet pozitive të aplikimit të saj duhet t’i shfrytëzojmë, sepse ato janë fi ltruar nga shumë eksperimente të zhvillimit të shoqërisë private. Me logjikën e kësaj përvoje, rasti i ruajtjes së detyrueshme in situ të substancës arkeologjike në gropën e “Troplinit”, cilësohet fl agrant. Po të merret nën lupë ky rast nga ekspertiza bashkëkohore, dallohen qartë pesë diagnoza dëmtimesh të saj, të cilat në gjuhën profesionale cilësohen të rënda ndaj monumentit dhe do të raportoheshin (përkufi zoheshin) si më poshtë:

1. është dhënë leja e gërmimit nga IMK në një zonë arkeologjike, e cila rezulton ligjërisht si hapësirë ku nuk lejohen ndërtimet e reja (godina banimi).

2. Konflikt ligjor: është lejuar të kryhet gërmimi arkeologjik nga nëpunës të shtetit, të cilët, pasi janë paguar njëherë nga shteti për veprimtarinë e tyre institucionale, kanë hyrë në konfl ikt ligjor duke marrë paralelisht edhe pagesën e privatit (investitorit). Cilësohet korrupsion i nëpunësit të shtetit, i cili vetë realizon gërmimin, vetë e kontrollon atë, vetë i raporton rezultatet dhe vetë vendos për fatin e mëtejshëm të zbulimeve. Madje, për të gjitha këto merr dy herë pagesë për të njëjtën punë.

3. është braktisur projekti pa dhënë ekspertizë: Nëpunësit arkeologë janë larguar pa përgjegjësi nga vendi i gërmimit në mes të korrikut 2007, pa e mbaruar projektin, i kanë marrë paratë investitorit duke e lënë atë pa zgjidhjen e premtuar dhe të detyruar, pa ekspertizën për vlerat dhe masën e ruajtjes së substancës arkeologjike, përfundimisht duke e bllokuar atë prej vitesh me gropën e hapur në pronën e tij.

4. është dëmtuar rëndë substanca arkeologjike: Prej gati tre vjetësh, prej korrikut 2007, IMK nuk e ka deklaruar në mbrojtje të shtetit substancën arkeologjike me vlera ndërkombëtare, duke e lënë të shkatërrohet në mënyrë të papërgjegjshme dhe të pajustifi kuar për detyrimin ligjor që mban. Një kujdes i ngjashëm nuk është treguar as nga Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore pranë MTKRS, e cila nuk e ka urdhëruar asnjë ekspertizë për shpëtimin e këtyre vlerave dhe mbrojtjen e monumentit.

5. është dëmtuar ekonomikisht investitori: Institucionet shtetërore si IMK dhe IA, të cilët i kanë dhënë fi llimisht investitorit lejen dhe kanë kryer gërmimin, e kanë detyruar atë deri tani të bëjë shpenzime kolosale për të paguar gërmimet arkeologjike në vitin 2007. Gjithashtu ai ka paguar në vitin 2009 projektin e ekspertizës për konservimin in situ të substancës arkeologjike. Së fundi e kanë detyruar të “hapë qesen” për të paguar të gjitha shpenzimet në vleftën prej rreth 205.000,00 euro për integrimin e substancës arkeologjike në ambient të posaçëm muzeor në katin e thellë të ndërtesës së tij të premtuar. Por të dyja institucionet e lartpërmendura e kanë braktisur atë, e kanë lënë përfundimisht pa zgjidhje për fillimin e ndërtesës së tij.

Në IMK dhe në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore ka nervozitet. Në vend që të punohet për t’i dhënë zgjidhje borxhit kontraktor që i kanë investitorit, njëkohësisht edhe ruajtjes së monumentit që garanton ai, dikush nga institucionet shtetërore ka ardhur në idenë për t’ia marrë së fundi investitorit krejt lejen e ndërtimit të miratuar më 2006(!). Po përse, ku qëndron faji i investitorit? çfarë ka lënë ai mangët pa shlyer nga detyrimet ligjore? Nga ana tjetër, kush do t’i mbrojë vlerat arkeologjike në gropën “Troplini” veç investitorit? Ka pará shteti ynë të paguajë të gjitha shpenzimet e deritanishme të investitorit, pra shpronësimin e tokës së tij, harxhimet harxhimet e tij për gërmimet arkeologjike, harxhimet për ekspertizën dhe projektin e konservimit, së fundi edhe për mbrojtjen muzeore të tyre? Natyrisht që jo! Kjo do të thotë që vlerat ndërkombëtare arkeologjike në gropën me ujë të rrugës “Troplini” të zhduken. Kjo është veprimtaria e fundit e rastit që po shqyrtojmë sipas logjikës së punës së unifi kuar të konventës europiane.

* * *

Rasti i gropës së “Troplinit” tregon se sa dëme të pariparueshme mund t’i sjellë trashëgimisë kulturore konfl ikti ligjor i një institucioni shtetëror. Projekti i paraqitur në dhjetor 2009 për shqyrtim është kthyer tashmë në konfl ikt juridik në dëm të atij që paguan, por njëkohësisht edhe në burgim të vlerave historike. Askush nuk e merr përsipër ta shqyrtojë. Ky problem i mbartur prej vitesh ka zbritur së fundi pa të drejtë në tavolinën e ministrit. Besoj se kjo nuk do të ndodhte, po qe se do të ekzistonin strukturat përgjegjëse për shpëtimin e monumenteve të mbitokës në aparatin ministror, po qe se këto struktura nuk do të jepnin lejen e gërmimit pa para shqyrtuar edhe zgjidhjen e ruajtjes dhe restaurimit të tyre për qëllime muzeore-turistike. Mendoj se është pikërisht momenti, që reforma aktuale, në përputhje edhe me detyrimet ndaj përvojës pozitive të Konventës Europiane për shpëtimin e trashëgimisë kulturore, të plotësojë strukturën ministrore për sigurinë e planifi kimit dhe të premtimit kontraktor midis shtetit të pronës private dhe të investitorit (pronarit) në konservimin dhe restaurimin e monumenteve. Prandaj sugjeroj të krijohet drejtoria (agjencia) teknike juridiko-organizative për shpëtimin e monumenteve (mbitokës), e cila të atashohet në MTKRS, si drejtori më vete në dikasterin e trashëgimisë kulturore, paralel me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik (ASHA).

* * *

Të dy “kungujt nën sqetull” që IMK vazhdon të mbajë qysh prej vitit 1964, mendoj të ndahen qartë: vetë IMK “Gani Strazimiri” të marrë statusin e plotë të institucionit shkencor dhe të atashohet në përbërjen e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Ndërsa e drejta dhe kushtet e dhënies së lejes së gërmimit, kontrolli i kryerjes së gërmimit deri në dorëzimin në arkiv të dokumentacionit të tij dhe vendimin për ruajtjen, restaurimin ose fatin e tjetërsuar të monumentit dhe mjediseve arkeologjike, të cilat janë pjesë të një operacioni mbi të njëjtin pacient, duhet të jenë nën “një komando” nën përgjegjësinë e dikasterit të trashëgimisë kulturore të MTKRS. Gërmimi (zbulimi) dhe konservimi (restaurimi) i një monumenti përbën një detyrë unike projektimi. Nuk jepet leje gërmimi arkeologjik apo gjurmimi arkitektonik, pa marrë njëkohësisht edhe vendimin për mbrojtjen e vlerave që dalin, konservimin apo restaurimin e tyre. Këto mund të jenë dy drejtori (agjenci) më vete, por nën komandon e drejtuesit të dikasterit (ministrit).

Kështu do të kishim dy institute shkencore, njëra IA dhe tjetra IMK nën QSA dhe dy agjenci shërbimi njëra për arkeologjinë (ASHA), tjetra për monumentet e kulturës (ASHM) nën drejtorinë e dikasterit të trashëgimisë kulturore në MTKRS. Drejtoritë rajonale për arkeologjinë dhe monumentet e mbitokës, parqet arkeologjike do të ishin pjesë e dikasterit për shpëtimin e trashëgimisë kulturore, secila me pavarësinë e saj të nevojshme dhe të justifi kuar rajonale.

Dëshiroj të përshëndes punën konseguente që po bën MTKRS dhe vetë ministri i saj për aktualizimin e reformës në trashëgiminë kulturore, i cili na ka dhënë rastin të gjithëve të themi mendimin tonë, jo vetëm një herë. Derisa të konkretizohet kjo reformë, e ndiej për detyrë të kujtoj se vlerat arkeologjike ndërkombëtare të burgosura në gropën “Troplini” në qendrën historike të Durrësit duhet të mbrohen urgjentisht. Nuk është faji i tyre, që kanë dalë në dritë dhe po shkatërrohen dita-ditës. Projekti i shpëtimit të tyre pret të shqyrtohet. Do të lutesha, të jepej mundësia për “amnistinë” e tyre, nëpërmjet një diskutimi të gjerë e të hapur të projektit muzeor të përgatitur dhe të paguar nga investitori qysh në nëntor 2009. Nuk është nevoja të lypim para nga Europa për realizimin e tij. Atë e paguan i ndërgjegjshëm investitori shqiptar.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›