E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Jam në garë me Sali Berishën”, Erion Veliaj konfirmon: Jo debat me kukullat e Saliut!

Erion Veliaj  është i vendosur të mos dalë në një debat me kandidatin kryesor të opozitës Belind Këlliçi, pasi siç thotë, është në garë me Sali Berishën.

“Te dera e bashkisë ka ardhur Sali Berisha. Pra këtu po kandidon Sali Berisha. Nuk më intereson kush është kukulla e tij e radhës. Këtu vendos Sali Berisha me Ilir Metën.  E kam garë me të, sepse dua t’i provoj këtij qyteti se vetëm duke punuar ne ecim përpara. Kjo është një sfidë e hapur mes Sali Berishës dhe qytetit të Tiranës. Mjafton të shohësh si u soll me selinë, kur e drejtonte Lul Basha.”- tha Veliaj për emisionin “Pa Censurë”.

Me këtë argument, Veliaj iu përgjigj dhe pyetjes se përse nuk përdor të njëjtën gjuhë sulmi ndaj Enkelejd Alibeajt apo Roland Bejkos, si kandidati tjetër i opozitës.

“Nuk kam problem me kukllat. Merrem me pupett masters, më interesojnë kush janë ata që levizin fijet. Sot beteja është komplet e ndryshme. Një mentalitet i Saliut dhe  i Ilirit që thonë “hallin tonë e paçi të gjithë” dhe mentaliteti ynë që është “hallet t’i kthejmë në zgjidhje. 

Njëri do që të shpëtojë nga non grata, tjetri do që të shpëtojë nga ligji i fuksave.  Është bashkuar një komunist me një fuks dhe thonë hallet tona u bëfshin halle të të gjithëve.

Nuk kam merak të merrem me asnjë pjellë të PD.  Janë pjella të një partie që i ka bërë shumë dëme këtij vendi dhe në finale, dëmin më të madh ia bëri vetes së vet. Gjyshet tona thoshin “kokat ngrënshin”, tha Erion Veliaj për emisionin “Pa Censurë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›