E Diel, 1 Nëntor 2026

"Jam primitiv, shkruaj me laps e gome"

Anisa Ymeri

Rralle shkrimtaret flasin per procesin e tyre te te shkruarit, ndersa Fatos Kongoli rrefen te qenit krejt "primitiv" ne menyren e te shkruarit. "Kam huqet e mija-tregon ai, shkruaj me laps dhe gome! Gome qe te fshij ate qe shkruaj. Mendimi im shkon nga truri tek maja e lapsit". Pak dite pasi romani i tij "Jete ne kuti shkrepsesh" rrembeu trofeun e romanit me te mire te vitit 2007, shkrimtari i suksesshem pas viteve '90-te rrefen edhe per kontratat me te fundit per botimin e 3 veprave te tij ne gjuhen spanjolle.

Nje cmim "Kult" qe vlereson si romanin me te mire "Jete ne kuti shkrepesesh", c'provon autori ne kesi rastesh?

Provon shume kenaqesi, pasi vleresimi eshte nje moment prove. Cmimet kane karakter relativ, por per mua kane rendesine e vet. Kam pervoja te ndryshme me cmimet, brenda dhe jashte vendit, kam provuar shijen e suksesit, por edhe te mos suksesit. E kur e merr nje cmim, s'mund te mos ndjehesh i kenaqur, sic ndjen hidherim kur cmimi qendron larg teje. Por, e rendesishme eshte te dish ta vleresosh mire kete pune, edhe kur perzgjidhesh nder me te miret. Kjo tregon se secili prej atyre qe perzgjidhen kane vlera.

Romani eshte komentuar jo pak, ne fakt cfare e ben unik romanin tuaj, sikunder theksohet?

Eshte roman per te cilin ka pasur reagime shume pozitive, c'ka tregon se ajo kritike qe ne kemi e ka mirepritur. Nje tjeter fakt qe me gezon eshte pritja qe i ka bere lexuesi, pasi sipas te dhenave te botuesit tim, ky eshte nje nga librat e mi me i shitur deri me tani. Nga kontaktet qe kam pasur me lexuesit, me rezulton se ky eshte nje liber i pelqyer dhe eshte botuar edhe ne Greqi, ku pati edhe nje promovim te librit. Ne muajin nentor do te dale edhe ne librarite e Frances, cka me gezon se tepermi. Nuk di nese eshte unik, por s'mund te mos me gezoje fakti qe ai lexohet.

Ju mundoheni qe me krijimtarine tuaj t'i qaseni me shume asaj cka ndodh perreth nesh?

Pas romanit "Lekura e qenit", shkrova "Te Porta e Shen Pjetrit", ku kerkoja te shkeputesha nga cikli i meparshem prej 5 romanesh, gje qe e bera duke krijuar nje roman qe nuk kishte me kthime pas dhe thyerja kohesh. Ndersa tek "Jete ne kuti shkrepesesh" eshte nje roman qe e kam pasur gjate brenda vetes sime dhe me ne fund erdhi momenti ta shkruaj e ta coj ate te publiku. Edhe te ky roman ka perzierje kohesh dhe une jam i detyruar ta bej kete, te kthehem pas per te shpjeguar te sotmen, per te shpjeguar pse-te. Pasi, pa kete, s'mund te motivoja disa prej personazheve te mi, sjelljet e tyre. E keshtu jam perpjekur te hyj ne disa ane te realitetit te sotem shqiptar, teper problematik, ku vazhdon te kete shume egersi qe percaktohet nga zhvillimi i eger kapitalist i vendit tone. Dhe fakti qe libri ka pasur jehone do te thote se kam arritur te komunikoj me lexuesin.

Per vitet te tera keni i ndrydhur, pa mundur te shkruani. Nese s'do te kishte qene keshtu, do t'i kishit shkurtuar keto libra qe kane marre vulen e suksesit tani?

Nuk kam preferuar te flas asnjehere per kete fakt, pasi realiteti qe ka perjetuar Shqiperia, brezi im dhe breza te tjere ka qene i tille. Tani une shkruaj, ndaj edhe nuk kam preferuar ta diskutoj kete aspekt. Une perpiqem te shkruaj, pavaresisht asaj qe kam kaluar une dhe brezi im ne Shqiperine e dikurshme.

Nese hyjme pak ne intimitetin e nje shkrimtari... mund te na rrefeni procesin tuaj te te shkruarit?

Secili shkrimtar ka menyren e tij te te shkruarit, dhe une kam huqet e mia. E ne kete pikepamje do te thosha se jam shkrimtar disi primitiv. Shkruaj me laps dhe gome! Gome qe te fshij ate qe shkruaj. Kur mbush 1 faqe (kjo eshte masa qe me dikton) e daktilografoj me makinen time te vjeter Oliveti. E per kete marr jo pak kritika nga miqte e mi, te cilet i jane pershtatur kohes duke shkruar ne kompjuter, duke me quajtur konservator, ose i frikuar nga kompjuteri. Ne fakt, une e perdor kompjuterin, por kam huqet e mia dhe mendimi im shkon nga maja e trurit te lapsi.

Ka ndonje tekst te shkruar dikur dhe te pabotuar ne biblioteken tuaj?

Nuk kam copeza shkrimesh te pabotuara ne fakt. Ajo qe mund te them eshte se diku nga mesi i viteve '80-te, apo edhe me pare, nisa te shkruaj nje roman. U tremba dhe e grisa! Mund te kem bere shume gabim, por mund edhe te kem bere mire, pasi tani une s'e di c'rrjedhe do te kishte marre jeta ime nese ai roman nuk do te qe grisur. Mirepo, tani them se kjo s'ka ndonje vlere te madhe, pasi tani nuk ekziston asgje. Tani eshte vetem pervoja ime, e cila me trembi, pasi po me fuste ne nje rruge pa krye. Kam grisur disa gjera, dhe ndoshta kam bere gabim, po ndoshta kam bere edhe mire, pasi une s'e di se cila ka qene vlera e tyre.

Jeni nje nga te pakte shkrimtare qe keni kontakte te vazhdueshme me lexuesit, nuk pertoni asnjehere?

Takimet me lexuesin kane qene perhere dicka qe e kam synuar, pasi shkembehen mendime. Po me shume se mua, merita per kete gje i takon botuesit tim, Fatmir Tocit, i cili cdo here gjen nje menyre per te me cuar prane lexuesit. Pasi une s'kam asnje mundesi per t'i organizuar. Nje tjeter organizator i takimeve te mia eshte Edmond Tupja, i cili shpesh me takon me studentet e tij te frengjishtes.

Ju jeni i pasur, me gjithe suksesin qe keni?

Te merresh me letersi eshte nje zgjedhje. Ne Shqiperi, te merresh me letersi eshte sfide. Letersia nuk te ben te pasur, pasi vendi yne eshte i vogel dhe s'mund te pasurohesh me shitje librash. Ne rastin tim jo cdo gje eshte e zbehte, por une bej nje jete teper modeste ne perputhje me ato mundesi sa kam. Por s'kam nder mend te ankohem per kete, pasi nese do ankohesha, se pari, duhet te bej nje ankese ndaj vetes sime, pasi ka qene zgjedhje. Pas permbysjes kam pas te tjera mundesi zgjedhjeje, nepermjet te cilave mund te isha bere i pasur. I kisha te gjitha kushtet per te zgjedhur nje karriere politike, por nuk kam dashur, pasi s'e shoh veten te veshur me stofin e nje politikani. Erdhi nje moment kur me duhej te vendosja dhe une nuk kam force per t'i bere te dyja, pasi e kuptoja veten time. U divorcova me politiken, duke menduar se kam bere shume mire! Kjo eshte e verteta ime dhe se them as ne forme pakenaqesie e ca me pak kompleksi. Ndjehem mire per zgjedhjen time, pasi letersia per mua nuk eshte hobi, eshte shume me teper, madje shume me teper sesa mundesi jetese, dicka me e komplikuar dhe me e thelle.

Perkthimet e Kongolit ne bote

Shpejt Kongoli do te flase edhe spanjisht. Shkrimtari rrefen se "kam nenshkruar kontraten per perkthimin e 3 librave te mi ne Spanje me nje nga shtepite botuese me prestigjioze atje, "Siruela". Botuesit spanjolle kane pasur me heret informacione mbi vleren e shkrimtarit shqiptar, dhe gjate bisedes mes tyre eshte vendosur edhe per titujt e librave qe do te botohen. Tre romanet jane nje trekendesh teper interesant. Sipas shkrimtarit Fatos Kongoli, do te fillohet me botimin e romanit "I humburi" ne vitin 2009. Per te vijuar me pas me romanin "Lekura e qenit" dhe "Jete ne kuti shkrepesesh" ne vitet 2010-2011. Perkthyesi eshte Ramon Sances, i cili ka perkthyer jo pak shkrimtare shqiptare ne spanjisht. Ndersa ne perkthim e siper eshte "I humburi" ne polonisht, pas perkthimit te "Lekura e qenit" vitin e shkuar.

Somario

"Diku nga mesi i viteve '80-te apo edhe me pare, nisa te shkruaj nje roman. U tremba dhe e grisa! Mund te kem bere shume gabim, por mund edhe te kem bere mire ! Mirepo tani them se kjo s'ka ndonje vlere te madhe, pasi tani nuk ekziston asgje. Tani ka mbetur vetem pervoja ime, e cila me trembi pasi po me fuste ne nje rruge pa krye".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›