E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunizmi, a barazohet me nazizmin

Ahto Lobjakas

Nje grup i deputeteve te Parlamentit Evropian kane iniciuar idene qe Bashkimi Evropian te shpalle 23 gushtin, Dite Evropiane per perkujtimin e viktimave te stalinizmit dhe nazizmit. Ne kete date, ne vitin 1939, u nenshkrua Pakti Molotov-Ribbentrop ndermjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanise naziste.

Peticioni i paraqitur te 785 deputetet e Parlamentit Evropian paraqet kthese te re ne perpjekjet per te denuar komunizmin rreth krimeve kunder njerezimit.

Marianne Mikko, deputete nga Estonia, njeheresh autore e peticionit, tha per Radion Evropa e Lire se projekti synon nderimin per viktimat e ketyre regjimeve.

"Qellim i deklarimit eshte qe 23 gushti te shpallet dite e perkujtimit te viktimave te komunizmit dhe nazizmit", tha ajo. Pakti Molotov-Ribbentrop, i nenshkruar ndermjet BRSS-se dhe Gjermanise hitleriane, parashihte qe palet te mos sulmonin njera-tjetren. Ai gjithashtu permbante nje protokoll sekret per ndarjen e Evropes Lindore. Si rezultat i tij, Bashkimi Sovjetik aneksoi vendet baltike dhe nje pjese te Rumanise, Polonia u nda, kurse filloi lufta me Finlanden, pasi ky vend nuk iu bind kerkesave te BRSS-se.

Deputetja Mikko perkujton se ne kete vit shenohet 60 vjetori i Paktit.

Debati historik rreth komunizmit, i nxitur ne BE nga vendet e reja anetare, deri tani e ka futur Unionin ne rruge pa krye. Ne mesin e qeverive evropiane nuk ka unitet, pasi shumica e vendeve perendimore nuk duan acarim me Rusine, e njekohesisht vleresojne se gjykimi i komunizmit mund t'i relativizoje krimet e nazizmit.

Komisioni Evropian ende po e shqyrton nese ekziston baze ligjore, ndersa vendimi perfundimtar mund te pritet vitin e ardhshem. "Qellimi nuk eshte aq sa per te denuar komunizmin, stalinizmin apo krimet tjera kunder njerezimit. Ne, ne fakt, duam nje mundesi simbolike per te shenuar ndarjen e Evropes per nje kohe te gjate, asaj Evrope qe tani, me 2008, eshte serish e bashkuar", tha Mikko. Peticioni, sipas saj, deri tani ka marre me shume se 150 nenshkrime, por i duhen te pakten 393, ne menyre qe Parlamenti Evropian te kerkoje nga vendet anetare te BE-se qe ta marrin ne shqyrtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›