E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lidhja e Prizrenit" mes Shqiperise dhe Kosoves

Anisa Ymeri

Pervjetori i nje ngjarjeje historike per kombin tone do te kremtohet sic i ka hije. Lidhja Shqiptare e Prizrenit rrok 130-vjetorin pikerisht me date 10 qershor 1878, ndersa zyrtarisht nisi me tubimin e 300 perfaqesive te te gjitha krahinave shqiptare, te cilet u mblodhen edhe ne kuvendin historik te shqiptareve. Qellimi i takimit ishte formimi i nje shteti autonom shqiptar, qe do te mbulonte vilajetet otomane te Prizrenit, Shkodres, Manastirit dhe Janines. Lidhja ishte perpjekja e pare e madhe per te krijuar nje regjion te bashkuar shqiptar qysh nga deshtimi i forcave te Skenderbeut ne Mesjete. Ndersa sot, ne kete 130-vjetor te mbajtjes se kuvendit, Kosova eshte e pavarur dhe shtet. Kosovaret tanime nuk jane qytetare, po shtetas te Kosoves. E kremtimi i ketij jubileu merr nje permase krejt tjeter, duke bashkerenduar veprimtarite mes Shqiperise dhe Kosoves per te percjelle jehonen e madhe te kesaj date historike te kombit shqiptar.

Sot, ne mbremje, skena e Teatrit te Operes dhe Baletit do te ushtoje nga kenget dhe vallet e Ansamblit tone dhe atij "Shota" te Prishtines. Nexhmije Pagarusha, ikona e skenes mbareshqiptare, do te ngjitet per te interpretuar ne kete koncert teper domethenes. Ndersa me heret, oret e para te mengjesit, do te mbahet konferenca shkencore me temen "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", ku do te marrin pjese perfaqesues dhe personalitete nga Shqiperia dhe Kosova. Konferenca do te vijoje edhe diten e hene ne saje te nje bashkerendimi te Qendres Albanologjike, Muzeu Historik Kombetar dhe institucionet paralele te Kosoves.

Ku jubile, 130-vjetori i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe veprimtarite qe do te organizohen per te, jane vetem nje pjese e evenimenteve qe do te shtrihen pergjate ketij muaji. Pasi qershori ne te njejten kohe eshte edhe muaji i kultures Shqiperi-Kosove. Ne ditet ne vijim, 13-18 qershor ne Galerine Kombetare te Arteve do te celet nje ekspozite me tablo nga fondi i galerise me teme "Lidhja Shqiptare e Prizrenit". Ndersa drama "Nene Tereza" ne skenen e Teatrit Kombetar, me 12 dhe 13 qershor. E ne MHK do te celet edhe ekspozite me objekteve qe zoterojne koleksionistet e Qendres Mbarekombetare te Koleksionisteve Shqiptare, nepermjet te cileve do te pasqyrohen perpjekjet dhe kontributi i rilindesve shqiptare.

Dokumentari "Lidhja e Prizrenit"

Mesdita e se henes, shenon edhe celjen e nje ekspozite fotografike ne hollin e Muzeut Historik Kombetar. Ndersa do te shfaqet edhe nje film dokumentar i pagezuar "Lidhja Shqiptare e Prizrenit". Ekspozita fotografike permban fotografi te ndryshme te perzgjedhura nga materialet qe disponon Muzeu Historik rreth Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, e shoqeruar me nje film dokumentar nga regjisorja Vitore Neli dhe skenar te Kujtim Gjonaj, qe trajton po kete teme.

"Sofra Ilire" ne Bylis e Apoloni

Pas mbajtjes diten e djeshme ne qytetin antik te Bylisit, "Sofra Ilire" do te mbahet edhe ne Apoloni, me 14 qershor. Nuk do te jete thjesht nje ekspozite e veshjeve karakteristike te zonave te ndryshme te Shqiperise dhe Kosoves, me synimin e afersise ndaj tradites sone. Por ajo cka eshte me e rendesishmja, sikunder e parasheh edhe programi i ketij muaji te kultures, eshte mbajtja e konferences me teme: "Trashegimia kulturore dhe mbrojtja e vlerave te tyre ne trevat shqiptare". E jo pa qellim kjo konference mbahet ne keto qytete antike, te te cilat nevoja e ruajtjes se ketyre vlerave eshte teper e madhe.

Aktivitete per "Lidhjen e Prizrenit"

8 qershor- Koncert nga "Ansambli i Kengeve dhe Valleve" dhe "Ansambli Shota"

9-12 qershor- Ekspozite fotografike dhe dokumentari "Lidhja Shqiptare e Prizrenit"

8-9 qershor- Konference Shkencore Kombetare me perfaqesues nga Shqiperia e Kosova

9-10 qershor-Shfaqja e filmave historike tek sheshi para Piramides

13-18 qershor- Ekspozite e Arteve Pamore ne Galerine Kombetare te Arteve

14 qershor-Apoloni mbahet "Sofra Ilire", ekspozite dhe konference per trashegimine etj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›