Ngujimi per Matematiken, te merkuren
Dy dite pasi ambientet e AVA-s do te lirohen nga specialistet, qe po hartojne testin e Letersise, ato do te zihen nga te tjere specialiste, qe do te merren me hartimin e atij te Matematikes. "Ngujimi do te zgjase 6 dite, deri ne diten kur do te zhvillohet provimi. Madje, hartuesit do te dalin dy ore pasi maturantet do te kene hyre ne provim", sqarojne burime nga Ministria e Arsimit. Kjo quhet periudha e KOEPS-it. Sic ka ndodhur edhe me Letersine, edhe hartuesit e testit te Matematikes nuk do te lejohen ne asnje menyre qe te komunikojne me njerez jashte ambienteve te qendres ku do te hartojne testet. Si mase per zbatimin e urdhrit eshte vendosur qe brenda qendres te mos lejohet perdorimi i telefonave fiks dhe gjithashtu per asnje moment hartuesit te mos dalin perjashta. Kesisoj, ata do te flene ne krevatet qe do te marrin nga shtepia, buka dhe ushqimi do t'u vije sipas marreveshjes me nje restorant dhe deri me 17 qershor do te shkepusin cdo lidhje me boten e jashtme. Ndaj, nese ndonjeri prej specialisteve qe po pergatit testin e letersise do te dilte qofte edhe per nje moment prej zyres, atehere masat do te ishin ekstreme nga ana e Ministrise se Arsimit. Nga 14 hartues testesh qe kane qene vitin e kaluar, sivjet do te jene 17 te tille edhe per matematiken. Sipas burimeve nga AVA, ky numer eshte i mjaftueshem, edhe pse fondi i pyetjeve eshte shume i madh. Ata do te punojne grupe-grupe, sepse per cdo pyetje qe do te perzgjedhin do te konsultohen me njeri-tjetrin. Perzgjedhja e pyetjeve nuk do te behet ne menyre te rastesishme, por ne saje te marreveshjeve qe do te arrijne hartuesit e testeve.
Nje celular per emergjence
Edhe gjate izolimit per hartimin e testit te Matematikes, do te lejohet mbajtja me autorizim te MASH-it dhe leje te Policise se Shtetit e nje celulari te kontrolluar dhe pa akses interneti. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, kjo behet me qellim qe titullari i AVA-s te komunikoje me eproret ne rast emergjence teknike e shendetesore. Gjithashtu, personeli futet ne mjediset e AVA-s pasi i nenshtrohet kontrollit trupor te policise ne momentin e hyrjes ne Agjenci dhe pas fillimit te "ngujimit".
Sa pike duhet te marrin ne Letersi
Testi i provimit me detyrim te Letersise do te kete 25 pyetje. Nga totali i pyetjeve qe do t'u vihen ne dispozicion maturanteve, 13 prej tyre do te jene me alternativa. Duke pasur parasysh lehtesine e tyre per vete faktin se do te jene me rrethim alternative dhe s'do te duan shume kohe, ato do te kene 13 pike. Pra, nga nje pike per cdo rrethim te sakte alternative. Ndersa pyetjet me zhvillim do te kene me shume peshe ne vleresim. Keshtu, edhe pse do te jene vetem 12 te tilla, ato do te kene 37 pike ne dispozicion. Ne total, nje test i njerit prej provimeve me detyrim do te kete 50 pike. Duke pasur parasysh faktin se secili prej maturanteve do te jape dy provime me detyrim, ate te Matematikes dhe Letersise, atehere i bie qe ne keto dy provime nxenesit duhet te marrin 100 pike maksimale.