E Shtunë, 31 Tetor 2026

James Bond mbush 86 vjec

Bond James Bond. Me kete fjali u pergjigj kur e pyeten per emrin agjentin sekret 007 me te famshem te kinematografise ne filmin e pare te sages se titulluar Dr. No i cili doli ne sallat e kinemase angleze plot 48 vite me pare ne 5 tetor te 1962-shit.

James Bond interpretohet ne kete film nga Sean Connery me regji te Terence Young. Nje nga skenat me te permendura te filmit nder vite eshte ajo kur del nga uji me te gjithe shkelqimin e saj Ursula Andres me bikini. Jane 22 filmat me protagonist agjentin 007 ne nje hark kohor qe nis ne 62-shin deri ne 2008-en.

6 aktoret qe e kane interpretuar ate pas Connery-t protagonist i 6 filmave australiani George Lazenby per te kaluar me pas tek Roger Moore qe e luajti rolin ne 7 filma fillimisht tek Live and let die. Timothy Dalton ne dy filma Pierce Brosnan ne tre dhe Daniel Craig ne dy te fundit. Personazhi i James Bond u krijua nga shkrimtari dhe gazetari i Reuters Ian Fleming. Agjenti 007 eshte protagonist i romaneve te Fleming.

Dy zerot ne gjuhen e agjenteve te spiunazhit tregojne se ka license per te vrare. Ditelindja qe i ka vendosur autori eshte 12 nentor i 1924-es pra sipas matematikes kete vit personazhi duhe te mbushe 86 vjec. Karakteristikat praktikues i arteve marciale dhe pajisjeve te teknologjise se larte njohes i te gjitha fushave te dijes dhe duke patur parasysh numrin madh te grave qe ka patur padyshim terheqes i vemendjes femerore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›