E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje piano shqiptare ne Kosove

Gjendemi ne Gjakove qyteti ne perendim te Kosoves ne kufirin ndares Kosove-Shqiperi e njohur per te kaluaren e saj kulturore dhe rolin e padiskutueshem gjate levizjes kombetare te Lidhjes se Prizrenit.

Mehalla e Hadumit me tregun e vjeter dhe ndertesa themeluese e Gjakoves aktuale Xhamia e Hadumit kane qene dha vazhdojne te jene zemra e funksionimit ekonomik. Por objektivi yne eshte diku gjetke ne qytetin e tregetise dhe artizanateve. Shkolla e Muzikes Prenk Jakova kete vit ka hapur dyert per 230 nxenes te nivelit te ulet dhe 30 te tjere te nivelit te mesem.

Ne ambientet e bukura arsimohen nxenesit te cilet ushtrojne talentin e tyre ne instrumente dhe drejtime te ndryshme njeri prej tyre eshte pianoja. 32 vjet pas ndertimit te shkolles kompozitori nga Gjakova Rauf Dhomi u dhuron ketyre femijeve kete instrument qe pervec vjetersise ka edhe nje histori te vecante. Frok Seli nje prej miqve te vjeter te kompozitorit qe aktualisht meson femijet si ti bien klarinetes kujton momentin kur pianoja hyri ne fondin e instrumentave te shkolles atehere kur auditoret e saj gjendeshin perkrah kesaj ndertese ne objektin e vjeter.

Ai thekson se pianoja eshte dhuruar ne vitin 2005. Per te mesuar mbi vlerat e verteta te instrumentit qe ne muziken perendimore perdoret per performance solo muzike dhome kor e shoqerim ne Golem te Durresit takojme dhuruesin e saj Rauf Dhomi qe jeten e tij prej origjines nga qyteti bregdetar e ka ndare mes Shqiperise e Kosoves. E kam blere ne shkolle te mesme. Eshte nje instrument vjenez pohom ai.

Nje objekt jo portativ pianoja ne fjale e blere prej Dhomit u be instrument familjar. E ndertuar me skelet druri dy tela per note me ngjyre te kundert me pianot e sotme kompozitori kujton se ne vitet lsquo72 mbi tastieren e saj nisi te hidhte notat e operas se pare ne Kosove Goca e Kacanikut bazuar ne novelen e rilindasit kosovar Milto Sotirgurra.

Mbaj mend se tingulli qe leshonte pianoja ishin si te orkestres dhe nuk krahasoheshin me ate te pianinos shton ai. Ne fakt opera me dy akte e tri tablo nuk u shfaq asnjehere si veper teatrale muzikore ne Kosove. Ne vitin lsquo79 Shqiperia u be promovuese e saj dhe nje koncert instrumental ne ambientet e ish Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Tirane. Pianoja i ka bere muzikantet e medhenj si Vivaldi Beethoven Mozzart apo Chajchovski te krijojne vepra te mrekullueshme muzikore nje te tille e gjetem ne Gjakove qe me pergjegjesine e saj e lejoi Dhomin te prodhoje nota te paharrueshme e qe ne krijimtarine e tij te bollshme i qendroi besnik vetedijes kombetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›