Ban Ki Moon: OKB-ja nuk do ta braktisë Afganistanin
"Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk do ta braktisë shtetin e Afganistanit."
Ky ishte pohimi që dha për gazetarët sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Ban Ki Moon u shpreh se punonjësit e OKB-së do ta vazhdoni punën e tyre në këtë vend pavarësisht situatës së pasigurtë në Afganistan.
"Ka pasur një disinformacion të madh për punën e punonjësve të OKB-së. Ata nuk janë duke u larguar apo evakuar nga Afganistani. Ky shtet ka mbi 200 zona dhe rajone të ndryshme. Kështu që punonjësve tanë u duhet që të lëvizin nga një zonë në tjetrën në mënyrë që të trajnojnë sa më shumë punonjës të administratës afgane."- u shpreh Ban Ki Moon.
Deklarat e kreut të Kombeve të Bashkuara erdhi vetëm pak ditë pas një sulmi ndaj disa zyrave të OKB-së në Kabul ku mbetë disa të vrarë dhe të plagosur.
Kjo deklaratë e Ban Ki Moon është mirë pritur nga autoritetet afgane të cilat kanë shprehur kënaqësinë se bashkëpunimi mes qeverisë afgane si edhe OKB-së do të jetë më afatgjatë. Vetë presidenti i vendit Hamid Karzai u shpreh se ishte i sigurt se ndihma e OKB-së do t'i jepte mundësin administratës afgane që të përmirësojë performancën e saj.