Vazhdojnë Abate dhe Antonini

Mbrojtësit e Milanit, Ignazio Abate dhe Luca Antonini kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin deri në qershor të vitit 2012, ka njoftuar gjiganti italian të enjten.
Të dy futbollistët, produkt i akademisë së Milanit, janë paraqitur vazhdimisht këtë sezon. Abate erdhi në pronësi të përbashkët me Torinon në fillim të sezonit, ndërsa Antonini u kthye nga një marrëveshje e ngjashme me Empolin vitin e kaluar.
Abate ka bërë 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, ndërsa Antonoini ka luajtur në 11 ndeshje.