Gamberini nuk largohet

Qendërmbrojtësi i Fiorentinës, Alessandro Gamberini nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht interesimit nga Manchester City.
28 vjeçari është përmendur si objektiv i klubit anglez për sezonin e ardhshëm, mirëpo, sipas menaxherit të tij Franco Romano, Gamberini do të mbetet në Firencë.
“Alessandro është i lumtur me spekulimet rreth interesimit nga Manchester City, por ai është i lumtur në Fiorentina dhe ka kontratë me klubin”, tha Romano.