Janari, muaj vendimtar për Cityn

‘Citizens’ triumfuan të martën mbrëma ndaj Liverpoolit në Etihad Stadium, për ta ruajtur primatin, të cilin trajneri italian synon ta mbajë deri në fund të sezonit, edhe pse rivali Manchester United është kërcënim real.
City do të mbetet pa Yaya Toure dhe vëllanë e tij, Kolo gjatë këtij muaji, për shkak të angazhimeve të tyre në Kupën e Afrikës.
“Ky muaj, pa Yaya e Kolo, kur ne do të luajmë çdo tri ditë, do të jetë mjaft i vështirë. Janari është muaj vendimtar për ne, sepse, nëse mbetemi në krye pas këtij muaji, mendoj se kemi mundësi të mira për ta fituar ligën”, theksoi ish-trajneri i Interit.
Mancini mendon se në luftë për titull janë tri skuadra. “Mendoj se Manchester United është ekip i fortë, por ne duhet të mendojmë që ta fitojmë çdo ndeshje dhe në fund mund ta shohim se çka do të ndodhë. Tottenhami po ashtu është mjaft i fortë, por unë shpresoj që ne të mbetemi në krye për një kohë të gjatë”, vazhdoi ish-futbollisti i njohur italian.