E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet snajperisti që vrau 255 persona në Irak

Për herë të parë, Chris Kyle tregon se hezitoi të tërhiqte këmbëzën e armës së tij snajper. Megjithatë, ia doli dhe vrau në vend një grua, e cila ishte gati të sulmonte me granatë një batalion marinsash në Irak.

Që prej atëherë, snajperisti më “vdekjeprurës” në historinë e ushtrisë amerikane i ka marrë jetën 255 personave të tjerë. Pikërisht, statusi i qitësit që i ka shkaktuar më shumë humbje armikut në luftë e shndërroi atë në krye-lajmin e një reviste amerikane.

Tashmë në pension, Kyle tregoi historinë se si vrau 40 persona brenda pak ditësh, në betejën e dytë të Falujas, zhvilluar në rrugët e këtij qyteti irakian.

”Ky është zanati im dhe krenohem me faktin që jam një profesionist i mirë. Kur të vijë momenti im për të dhënë llogari pas vdekjes, do të shfaqem përpara Zotit me ndërgjegje të pastër. Më vjen keq që kanë mbetur pa u numëruar jetët që unë kam shpëtuar”, u shpreh Kyle.

Me arritjen e tij, Kyle ka thyer rekordin e snajperistit të mëparshëm amerikan, rreshterit Adelbert Waldron, i cili vrau 109 kundërshtarë në Vietnam.

Megjithatë, ai ka mbetur larg rekordit të finlandezit Simo Hayha, një hero në vendin e tij, për shkak se eliminoi 542 ushtarë sovjetikë me armën e tij gjysmë-automatike gjatë pushtimit të vendit të tij, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›