SHBA e shqetësuar për shkak të luftimeve në Libi

SHBA ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me luftimet më të fundit mes ish- kryengritësve në kryeqytetin libian, Tripoli. Një zëdhënëse e State Departmentit amerikan foli për shqetësimin e Washingtonit për shkak të luftimeve të zhvilluara, ku sipas njoftimeve të agjencive të martën u vranë katër njerëz.
Milicët nga qyteti Misrata kishin sulmuar në Tripoli luftëtarët kryengritës.
Udhëheqja e re libiane pas rrëzimit dhe vdekjes së pushtetmbajtësit, Muammar al Gaddafi, në tetor nuk ka arritur të zgjidhë problemet e milicëve kryengritës.