"Jane 800 femije qe jetojne te ngujuar nga gjakmarrja"
Disa tradita te vjetra qe ende mbahen gjalle ne Shqiperine e sotme, vazhdojne te shokojne te huajt. Ata qe me shume e shohin Shqiperine si nje kuriozitet per te eksploruar te shkuaren, sesa per te paraqitur zhvillimet e reja per modernizim e integrimin e saj. Pas "virgjereshave te betuara", ose "grave qe behen burra" ne veri te vendit, nje fenomen qe beri buje ne mjaft media perendimore pak muaj me pare. Teme e hedhur edhe ne nje liber te amerikanes Jong, tashme nje dokumentar eshte transmetuar ne BBC, ne lidhje me Kanunin dhe gjakmarrjen. Nderkohe qe Ministri i Drejtesise, Alibeaj hedh poshte zerat se gjakmarrjes nuk i kushtohet vemendje nga qeveria, duke thene se "13 vete jane arrestuar vitin e fundit sipas Kodit Penal dhe jo Kanunit, per gjakmarrje". Megjithate jane 800 femije aktualisht te ngujuar, qe kerkojne vemendje, vetem nje drite jeshile per te shijuar ate cka ofron bota jashte portes se shtepise.