"Politika e vjeter, frike nga afrimi me qytetaret"
Kryetari i Partise Socialiste ka qene i thirrur te marre pjese gjate takimeve ne Korce dhe ne krijimin e Bordit qytetar te ketij qyteti. Intelektuale te ketij qyteti te cilet jane qytetare pa parti, kane krijuar kete bord i cili eshte nje strukture prane Partise Socialiste dhe anetaret e tij nuk jane domosdoshmerish anetare partie. Gjate krijimit te ketij bordi i cili pason te tjere borde te ngritur tashme ne shume qytete te vendit, Rama ka theksuar domosdoshmerine e vete politikes per rritjen e pjesemarrjes qytetare ne te. "Nuk ka gje me te frikshme per politiken e perditshme, se sa afrimi drejt saj i njerezve. Kjo ve ne pikepyetje statusin dhe cilesine e saj dhe per kete arsye eshte krijuar ky bord. Vetem, keshtu, ne mund te shkojme perpara ne transformimin e partise ne nje pjese organike te shoqerise. Vetem keshtu partia mund te behet gjithnje e me shume si shoqeria", tha Rama. Ai ka nenvizuar se beson qe nuk eshte qytetari apo qytetarja qe duhet te vije te partia, eshte partia qe duhet te shkoje te qytetaret dhe qytetaret. "Ju jeni nje ure njerezore per te mundesuar komunikimin mes partise dhe shoqerise, ne funksion te ceshtjeve qe u intereson njerezve ne komunitetin tuaj", tha Rama. Sa me shume qytetare te angazhuar ne vendimmarrjen politike, aq me shume do te rritet cilesia e vete politikberjes dhe e vendimeve politike ne teresi, u shpreh Rama.