E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Permiresohen kredite e keqija

Tendenca per te mos kthyer kredine ne banka eshte permiresuar. Sipas te dhenave te djeshme te publikuara nga Banka e Shqiperise treguesi qe mat cilesine e portofolit te kredive te sistemit "kredi me probleme ndaj totalit te kredive" u permiresua, pavaresisht se ne nivele jo te ndjeshme. Ne tremujorin e trete te ketij viti ky tregues perllogaritet ne nivelin 4.1 per qind nga 4.3 per qind ne tremujorin e dyte. Banka e Shqiperise njofton se, kredite e keqija krahasimisht jane ne nje nivel shume me te ulet se, ne vendet e tjera te rajonit. Teprica e kredise se sistemit gjate tremujorit te trete te vitit 2008 shenoi rritje me rreth 30.8 miliarde leke ose me 8.9 per qind. Pergjate tremujorit te trete struktura e portofolit te kredive dallon per ritmin me te larte rrites te kredise akorduar bizneseve, kundrejt kredise dhene individeve. Duket se, per shkak te krizes qe ka perfshire tregjet nderkombetare bankat kane ulur kredine konsumatore qe u akordohet individeve per shkak se eshte kategoria me e predispozuar te mos kthehet. Sipas Bankes se Shqiperise tendenca e periudhave te fundit, gjate te cilave portofoli i kredive akorduar individeve prezantonte peshe ne rritje ne portofolin e kredive, ka ndryshuar kah ne tremujorin e dyte duke u prezantuar ne renie krahasuar me periudhen e meparshme dhe vazhdon edhe ne kete tremujor te trete te vitit. Ne tremujorin e trete te vitit 2008 peshen me te madhe te kredise dhene per individet jane investimet ne pasuri te paluajtshme me 23.0 per qind, ndersa 18.6 per qind e kredise se dhene per ekonomine gjate ketij viti u perdor nga bizneset per blerje pajisje dhe makineri. Ndersa, struktura e kredise sipas degeve te ekonomise ne shtator 2008 vijon te mbetet pothuaj pa ndryshime te dallueshme. Megjithekete, vecojme sektorin e bujqesise qe ende mbetet i nenvleresuar dhe pa mbeshtetje nga sektori bankar nderkohe qe kreditimi i tregtise, riparimit te automjeteve dhe artikujve shtepiake, mbetet me i parapelqyer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›