E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Kryeziut, pistat e policise

TIRANË - Zhdukja e Ismet Kryeziut ka ngritur ne kembe policine, e cila ka nisur hetime intensive per zbulimin e fatit te tij. Burime nga uniformat blu, thane gjate dites se djeshme se, jane duke hetuar ne nje zhdukje me deshiren e vete Kryeziut. Kjo per faktin, se nga deshmite e marra nga grupi hetimor, eshte arritur ne perfundimin se, 53-vjecari kishte marre para borxh tek disa persona, si ne Tirane ashtu dhe ne Kosove. Per shkak te hetimeve komplekse asnje gje nuk dihet per fatin e tij, per me shume se pese dite. Nderkaq ata kane rekomanduar dhe nusen e te zhdukurit qe te mos komunikoje me mediat, per kete gje. Mbremje e djeshme, prokurori i ceshtjes "Remzi Hoxha", Xhevat Hana, tha se, "i zhdukuri nuk ka qene asnjehere person nen hetim, apo te jete pyetur ne lidhje me zhdukje e mikut te tij Remzi Hoxha". Hetimet per kete denoncim jane duke u kryer nga specialiste te Antiterrorit ne Policine e Shtetit dhe ne ate te Tiranes, ne bashkepunim. Burimet nga grupi hetimor i ngritur me disa prej specialisteve me te mire, kane bere te ditur se, jane shperndare te dhena per Kryeziun ne te gjithe territorin e Shqiperise, per te verifikuar hyrje -daljet e 53-vjecarit nga Kosova. Kryeziu njihet dhe si mik i biznesmenit shqiptaro-maqedoas, Remzi Hoxha, i cili eshte zhdukur prej 13 vitesh dhe ende nuk eshte gjetur. Nderkohe qe te dhenat nga policia ne lidhje me zhdukjen e 53-vjecarit, kane qene shume te pakta, pasi nuk dihej asnje gje per fatin e tij. Ismet Kryeziu, mesohet se, ka dale nga banesa e tij ne afersi te Shkolles se Bashkuar, rreth ores 18:00, te pasdites te se shtunes dhe qe nga ajo dite familjaret dhe policia nuk dine asgje per te. Denoncimi per zhdukjen e tij, ka ardhur dy dite me pas, ne daten 17 Nentor. Burimet zyrtare thane, se paraprakisht eshte duke u hetuar per largim me dashje, pasi sipas drejtuesve nuk ka asnje informacion qe Ismet Kryeziu te jete kercenuar apo te kete pasur konflikte. Nje fakt qe burime policore e kane sqaruar dje, ka qene ai i celularit. Nga te dhenat mesohet se, 53-vjecari nuk kishte celular, dmth nuk ka mbajtur telefon me vete. Sipas policise jane verifikuar dy personat me te cilet ai ka deklaruar se po dilte per kafe dhe nuk rezulton asnje e dhene e dyshimte. Megji-thate burime nga policia qe nuk donin te identifikoheshin, thane se, e lidhin vijimin e hetimeve per zhdukjen e Kryeziut me borxhet, qe ai dyshohet se i ka marre ne Shqiperi dhe Kosove, piste per te cilin ende po hetohet. Artan Cena

Deshmia e bashkeshortes se Ismet Kryeziut, Anila Leli

"Ismeti nuk largohej asnjehere pa treguar se ku po shkonte"

Tirane - Bashkeshortja e Kryeziut, Anila Leli ka pohuar gjate dites se djeshme, se i shoqi me se fundmi ishte ne Prishtine, aktivist ne Aleancen per Ardhmerine e Kosoves. "Burri nuk ikte asnjehere nga shtepia, pa treguar se ku", ka thene Anila Leli. Sipas deshmise se saj, ata kishin ardhur ne Tirane per te pare vajzen e vogel. "Kishin ardhur prej pak ditesh nga Prishtina ne Tirane, per te pare vajzen e vogel qe jeton ketu se bashku me prinderit e mi", tha Leli, gjate nje komunikimi me median. Ajo ka shtuar, se nuk di asnje gje se ku mund te jete bashkeshorti i saj, pasi ka pese dite qe nuk eshte bere i gjalle. Nderkohe qe ajo ka sqaruar se, me biznesmenin e zhdukur Remzi Hoxha, Kryeziu ishte njohur ne Kosove, shume vite me pare ne frontin e rezistences. Sipas saj, i shoqi nuk ka lidhje me sherbimet sekrete dhe ne Shqiperi eshte shpallur i pafajshem gjate vitit 93-94 per procedim penal per armembajtje pa leje, gjate te cilit Kryeziu eshte mbajtur i arrestuar rreth 20 muaj.

Tre dite me pare, ne komisariatin e policise nr. 4, gazetarja Anila Leli ka bere kallezim se burri i saj, Ismet Kryeziu, ishte zhdukur. Ajo ka rrefyer se kishin ardhur per vizite ne banesen e prinderve te saj, qe ndodhet ne rrugen "Niko Avrami". Gjate qendrimit, diten e shtune, Ismeti ka lajmeruar se do te dilte per te pire nje kafe ne ndonje lokal afer lagjes. Sipas denoncimit, ai ka dale nga banesa rreth ores 18:00 te asaj dite.

Aktiviteti i Ismet Kryeziut dhe arrestimi ne Kosove

Ismet Kryeziu mendohet se ka qene nje nder drejtuesit e levizjes se armatosur ne Maqedoni, "Ilirida". Ai eshte arrestuar edhe ne vitin 2002. Policia e UNMIK-ut deklaroi se ka marre nen kontroll dy drejtuesit e levizjes se armatosur "Ilirida", Nevzat Halili dhe Ismet Kryeziu. Dy drejtuesit e levizjes, Halili nga Maqedonia dhe Kryeziu nga Kosova, u derguan ne bazen amerikane ushtarake te Bon Still ne Ferizaj, ku u mbajten per disa muaj. Ata u akuzuan si drejtues te levizjes se armatosur "Ilirida", per transportim te nje sasie armesh me destinacion Maqedonine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›