Janë shtuar sulmet kundër kishave në Izrael

Në mes të muajit shkurt, vala e sulmeve përfshiu kishën baptiste në lagjen që banohet kryesisht nga hebrenjtë në perëndim të Jerusalemit, e pak më herët është sulmuar një varrezë e krishterë që ndodhet në malin Zion, direkt në lagjen e vjetër të qytetit.
Në mes të muajit shkurt objekt i sulmeve u bë një manastir greko- ortodoks. Dorasit kishin shkruar sloganet e tyre në mure: "Jezusi ka vdekur", „Vdekje krishterimit“, „Ne do ju kryqëzojmë“ dhe „Maria ka qenë lavire“.
Një zëdhënës i policisë tha se bëhet fjalë për "huliganë ordinerë", që nuk kryejnë akte të motivuara ideologjikisht.
Hebrenjë nacionalistë ose ultraortodoksë janë mësuar që të pështyjnë mbi titullarët e krishterë në rrugicat e qytetit të vjetër. Priftërinj dhe murgj armenë ankohen shpesh për sulme të tilla.