Thirrje për armëpushim në Siri

Delegacioni i Arabisë Saudite, megjithatë, ka braktisur sallën, për shkak të siç ka thënë “pasivitetit” të të tubuarve.
Ndërsa ministri i Jashtëm francez, Alan Jupe, tha se Bashkimi Evropian do t’i ngrijë asetet e Bankës Qendrore të Sirisë që nga 27 shkurti, në një përpjekje për t’i dhënë fund aksioneve qeveritare ndaj opozitës.
Takimi “Miqtë e Sirisë” u zhvillua, ndërsa dhuna ka vazhduar në Siri. Aktivistët thonë se në provincën qendrore të Homsit janë vrarë të paktën 18 civilë, përfshirë 7 anëtarë të një familjeje.
Në anën tjetër, një ekip i Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar theksoi se janë evakuuar 27 vetë nga lagjet e qytetit të rrethuar Homs.
Ky ishte grupi i parë që u evakuua nga lagja Baba Amër, që ishte cak i sulmeve me artileri nga ana e forcave qeveritare të Sirisë.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se nuk ka informacion se dy gazetarët e plagosur perëndimorë, francezja Edit Buvie dhe britaniku Paul Konroj, ishin në mesin e personave të evakuuar.