Janë të gjithë, s'është Balotelli!!

Lojtarët e ftuar nga Roberto Mancini për ndeshjen me QPR-në kanë arritur në Londër. Risia e skuadrës së Cityt ishte mungesa e Mario Balotellit në grupin e lojtarëve.
Nuk është ndonjë lëndim që i ka pamundësuar këtë sfidë, por se e ardhmja e tij si duket është te një skuadër tjetër.
Sipas disa burimeve, Mario Balotelli ka arritur marrëveshje me Milanin dhe se nuk është më lojtar i Cityt.
Në orët në vijim pritet të dihen detajet e kësaj çështje aq shumë të përfolur në afatin kalimtar./Indeksonline/