Ronaldo nuk luan në El Clasico?

Cristiano Ronaldo rrezikon të humbas El Clasicon e të mërkurës mbrëma. Ylli i Real Madridit ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Getafes duke ndrydhur nyjen e këmbës.
Thuhet se Ronaldo po ndjen dhembje të vazhdueshme dhe se nga stafi mjekësor duke u trajtuar me akull pasi që ka edhe enjëte në këmbë.
Ronaldo nesër në mëngjes do të ketë edhe një analizë për të parë nëse do të mund të luaj në El Clasico.
Nëse nuk luan Ronaldo në këtë ndeshje, do të ishte mungesa e gjashtë për Realin pas mungesave të Pepes, Ramos, Coentrao, Casillas e Di Maria./Indeksonline/