Janez Jansha, oferte per sekretar i NATO-s

Lajmin e bejne te ditur mediat sllovene, sipas te cilave Jansha nuk ka ndermend te kandidoje per kete post, por as te pranoje nje vend me te ulet se sekretar i pergjithshem apo komisioner evropian i BE-se.
Sipas burimeve, ne ambientet e NATO-s mbizoteron ideja qe postin e sekretarit ta marre nje nga politikanet e vendeve te reja anetare, per te arritur keshtu edhe nje kompromis mes SHBA dhe BE-se.
Burimet sqarojne se duke qene se Cekia dhe Polonia jane vende shume pro-amerikane, kandidatet e tyre nuk do te mbeshteteshin nga vende si Gjermania dhe Franca, nderkohe qe nje kandidat nga Sllovenia vleresohet si nje kompromis i mire.
Mandati i sekretarit aktual te pergjithshem te NATO-s, Jap de Hoop Scheffer skadoi sivjet, por Aleanca e zgjati deri ne maj ne menyre qe te pergatise kremtimin e 60 vjetorit te organizates me 4 prill.