E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Pakti i Kumanoves, i padiskutueshem

Zyrtare te NATO-s kane deklaruar se Aleanca nuk eshte e gatshme te diskutoje per ndryshimin e Marreveshjes se Kumanoves.

Ata kane theksuar se jane njoftuar vetem permes mediave per nismen e presidentit serb Boris Tadic dhe kreut te shtabit te pergjithshem Zdravko Ponosh, te cilet kane paralajmeruar diskutime me Aleancen per ndryshim te marreveshjes qe i dha fund bombardimeve ne vitin 1999.

“Sido qe te jete, ne Aleance nuk do te zhvillohet asnje diskutim rreth kesaj nisme dhe nuk ka ndryshim te qendrimit te saj persa i perket Marreveshjes se Kumanoves”, ka deklaruar zedhenesi i NATO-s, James Apathuray.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›