E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBKSH: Lufte brenda territorit te Serbise

Fronti per Bashkimin Kombetar Shqiptar ka paralajmeruar permes nje komunikate per shtyp, se nese ne Kosove do te kete nje lufte te re, ajo do te zhvillohet ne territorin e Serbise.

“Kete radhe, nese do te jemi te detyruar, luften do ta luftojme ne thellesi te territorit te Serbise”, thuhet ne komunikate, e cila i drejtohet Serbise, por edhe bashkesise nderkombetare.

Me tej, FBKSH u ka kerkuar lidereve kosovare qe se bashku me organizaten e tyre dhe AKSH-ne te formojne qeverine e unitetit kombetar te Kosoves.

“Nje bashkim i tille duhet bere sa me pare pasi situatat e krijuara per Kosoven jane teper te disfavorshme per te”, thuhet me tej ne komunikate.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›