E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja, pezullohen 18 punonjes te burgut

Ministria kosovare e Drejtesise ka pezulluar nga detyra 18 punonjes te administrates se burgut te Dubraves, prej nga u arratis diten e djeshme nje i denuar shume i rrezikshem.

Lajmi behet i ditur permes nje komunikate per shtyp te kesaj ministrie, ne te cilen thuhet se shkarkimi eshte bere per shkak te shkeljeve te procedurave dhe rregulloreve te brendshme, qe kane sjelle dhe kete incident.

Diten e djeshme nga burgu i Dubraves u arratis Bedri Krasniqi, qe vuante denimin per vrasjen e dy policeve. Nderkohe, policia kosovare po vazhdon kerkimet dhe ka shtuar kontrollet ne te gjithe rajonin e Pejes.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›