E Diel, 1 Nëntor 2026

Jani Jani jep dorëheqjen nga KQZ. A është një sinjal ky se PBDNJ po rreshtohet krah opozitës?

kqzJani Jani, që kishte deklaruar se ngrinte veprimtarinë e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka dhënë dorëheqjen.

Në këtë mënyrë Jani u bashkohet dy anëtarëve të majtë të KQZ, Denar Biba dhe Albana Shtylla, që kanë dhënë dorëheqjen nga KQZ.

Kjo lëvizje shihet edhe si një sinjal se PBDNJ, e cila ka propozuar Janin, po rreshtohet në krah të opozitës edhe për një bashkëpunim paralektoral.

Zhvillimet e dhjetëditëshit të fundit brenda e jashtë KQZ-së, nga njëra anë ku njëri prej anëtarëve u shkarkua nga Kuvendi dhe dy të tjerë dhanë dorëheqje për shkak të cenimit të integritetit, pavarësisë dhe ushtrimit të mandatit të anëtarit si edhe vazhdimin e situatës dhe mungesën e një reflektimi real dhe të dukshem nga politika dhe nga ana tjetër pamundësia për të mos qenë indiferent edhe ndaj asaj që është nënvizuar në raportin e Departamentit të Shtetit për institucione shtetërore skajshmërisht të politizuara, përfshi edhe KQZ-në, po minojnë të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje, më imponojnë të jap edhe unë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thuhet në deklaratën e Janit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›