E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha do dërgojë ftesë edhe për Topin për koalicion parazgjedhor?

Sali-Berisha-Bamir-Topi-perballeKryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë së PD se do të grumbullojë në aleancën parazgjedhore të gjitha partitë e djathta.

Kaq ka mjaftuar për të shtuar spekulimet nëse bëhet fjalë edhe për Frymën e Re Demokratike.

Së fundmi kryeministri Sali Berisha ka shmangur sulmet ndaj FRD-së së Topit.

Por Shqiptarja.com raporton se në mbledhjen e kryesisë ai ka kërkuar që të shmangen sulmet ndaj Bamir Topit, pasi do i dërgohet ftesë partisë së tij.

Ai ka kërkuar që të mos sulmohet as PBDNJ, pasi synojnë ta marrin edhe atë në koalicion.

Sesa të vërteta janë këto zëra, pritet të provohen në fillimjavë, kur duhet të mbyllen ligjërisht koalicionet parazgjedhore.

Enigmë mbetet pozicionimi i AK, FRD dhe PBDNJ.

Panorama raporton se AK ka kërkuar nga PS që të ketë vende në listën e saj të deputetëve./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›