Jani dhe PBDNJ, të pavendosur për qëndrimin në KQZ
PBDNJ
Enigma e KQZ-së dje ishte mbërthyer tek anëtari i KQZ-së, Jani Jani, i cili tashmë si i vetmi anëtar i opozitës në KQZ, duhet të vendosë në do të largohet nga KQZ-ja apo jo. PBDNJ-ja, sipas burimeve nuk ka vendosur ende nëse do e largojë anëtarin e saj. Kjo mbase deri më datën 23 prill, ku pritet të vendosen koalicionet pranë KQZ. Por zërat se PBDNJ-ja mund ti bashkohet PD-së si koalicion mund të bëjnë që koalicioni i djathtë të ketë 5 anëtarë në këtë institucion zgjedhor. Pra kjo parti nuk do ta tërheqë anëtarin e saj nga KQZ-ja, edhe pse kohët e fundit Jani Jani ka mbajtur një qëndrim pro opozitës. Mësohet se kryesia e PBDNJ-së pritet të mbajë një qëndrim mbi zhvillimet e fundit politike, kjo pasi kreu i saj, Vangjel Dule, të kthehet nga Greqia. Ndërkohë që ikja e nënkryetarit të KQZ-së mund të sjellë jo pak probleme në funksionimin e këtij institucioni. Kjo për faktin se një pjesë e vendimeve duhet të firmosen nga kryetari dhe nënkryetari i KQZ-së. Në rast të kësaj mungese kjo mund ti cilësojë këto vendime jo të rregullta. Ndërkohë që KQZ-ja ka pezulluar Rregulloren e Brendshme, e cila kërkon 5 vota për tu miratuar. E gjithë kjo situatë ndodh në kohën kur KQZ-ja pritet të realizojë procedurën e shqyrtimit të kërkesave të partive për zgjedhjet për garën e 23 qershorit, apo dhe të koalicioneve politike. Pra një kaos që në start i procesit të 23 qershorit.
Jani dhe PBDNJ, të pavendosur për qëndrimin në KQZ burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email