E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenarët, nga rikompozimi i KQZ deri te shtyrja e zgjedhjeve

Bledar Hoti

Dorëhiqet edhe shtylla. KQZ mbetet tashmë pa opozitën kryesore

Bledar Hoti

Albana ShtyllaKQZ-së i ikën dhe anëtarja Albana Shtylla, duke bërë që ky institucion të mbesë me 5 anëtarë. Ashtu siç paralajmëroi gazeta Shqip një ditë më parë, ikja e Bibës dhe Shtyllës nga KQZ-ja nuk ka lidhje thjesht vetëm me plotësimin e vendit më vakant me një përfaqësues të LSI-së, por me hapjen e lojës për rikompozim të institucionit, duke negociuar për një marrëveshje të re politike, që hedh poshtë paktin e vitit 2003, i cili vendosi ndarjen 4 me 3 të KQZ-së. Nëse PD nuk pranon, atëherë opozita nuk merr pjesë në KQZ dhe zgjedhjet administrohen pa opozitën. Ndërkohë që ka afate për tu përmbushur në lidhje me ngritjen e komisioneve zgjedhore dhe nëse do të shkeleshin këto, mund të ridalë në skenë edhe shtyrja e zgjedhjeve si variant ekstrem.

Kjo lëvizje bën që PS-ja, si partia më e madhe e opozitës të mbesë e papërfaqësuar në institucionin kryesor që administron zgjedhjet. Kjo situatë risjell në arenën politike disa skenarë, të cilët duket se kanë si rrugëdalje zgjidhjen ngërçit të krijuar. Aktualisht, në KQZ kanë mbetur 5 anëtarë, ku vetëm Jani Jani është përfaqësuesi i PBDNJ-së.

Skenarët

Aktualisht, situata duket e bllokuar. Kryeparlamentarja e Kuvendit, Topalli, i ka drejtuar një letër kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, për të depozituar dy emrat e rinj për anëtarë të KQZ-së, pasi ligji e parashikon që në rastet e periudhës zgjedhore vakanca kryhet brenda 48 orëve. Por PS-ja, sipas burimeve, nuk do të paraqesë emra të rij për të zëvendësuar Bibën dhe Shtyllën, pasi sipas selisë rozë, me zëvendësimin e dhunshëm të anëtarit Ilirian Muho, ky institucion ka humbur legjitimitetin ndaj dhe nuk do të paraqesë kandidatura brenda 48 orësh. Këtë qëndrim e paralajmëroi më herët vetë kryetari i PS-së, Edi Rama, pas takimit me zyrtarin e DASH, Jonathan Moore, kur tha se këtu nuk flasim për zëvendësim personash, këtu flasim për rikthimin në ligjshmëri të KQZ-së. PS nuk tërhiqet, duke nënkuptuar një rikthim të LSI-së në KQZ sipas marrëveshjes së parashikuar. Ose në të kundërt mund të kërkohet rishikimi i marrëveshjes së 2003-it. Një variant tjetër mund të jetë që palët të arrijnë këtë marrëveshje edhe negocimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për rikompozimin e këtij institucioni. Nga ana e saj PD-ja ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj, duke theksuar se dhe në rast se KQZ-ja mbetet me 4 anëtarët e saj, qeveria do ti organizojë zgjedhjet e 23 qershorit. Rritja e tensionit politik mund të ketë dhe një skenar të fundit, i cili në pamje të parë duket se është i parealizueshëm për momentin, që është shtyrja e zgjedhjeve parlamentare.

Dorëheqja e Shtyllës

Anëtarja e KQZ-së, Albana Shtylla, në dorëheqjen e saj i ka argumentuar kryekomisioneres arsyet se pse po dorëzon mandatin.

Diskutimet e ditëve të fundit, kanë shprehur në përmbajtjen e tyre vlerësimin dhe etiketimin e anëtarëve të KQZ, si përfaqësues politikë të partive politike, pavarësisht se ligji parashikon krejt ndryshe lidhur me këtë çështje. Anëtari i KQZ-së, me përjashtim të rasteve të mirëpërcaktuara në mënyrë shteruese në Kodin Zgjedhor, është i patundshëm në ushtrimin e mandatit të tij, prej asnjë prej pushteteve, cilido qoftë ai. Kushtetuta e përcakton se drejta përbën bazën dhe kufijtë e shtetit, pra të gjitha pushtetet, përfshirë dhe për më tepër ai ligjvënës, duhet të veprojnë në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit.

Akti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e njërit prej anëtarëve të KQZ-së, ka cenuar integritetin, pavarësinë dhe profesionalizmin e çdo anëtari, si dhe garancitë për ushtrimin e plotë të mandatit të tij. Zbatimi i ligjit, integriteti profesional, paanësia politike më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës sime. Ato përbëjnë për mua thesarin të cilin me shumë mund dhe jo me pak vështirësi, kam arritur ta ruaj dhe të pasuroj gjatë shërbimit tim të gjatë në administratën publike. Për asnjë lloj arsye dhe për askënd, nuk do të hiqja dorë prej tyre gjatë ushtrimit të funksioneve të tilla. Në kushtet kur janë cenuar integriteti dhe garancitë ligjore për ushtrimin e mandatit, po Ju paraqes dorëheqjen time nga detyra e anëtares së KQZ-së, mbyll Shtylla letrën e saj.

Teksti i Shtyllës

E nderuar kryetare, gjatë këtyre ditëve në mënyrë të padëshiruar jemi bërë pjesë një procesi, i cili në thelbin e tij ka cenuar pavarësinë vendimmarrëse të KQZ, këtij institucioni me rol kyç për administrimin e zgjedhjeve. E betuar para Kuvendit të Shqipërisë kam shprehur me bindjen time të thellë se gjatë ushtrimit të detyrës së anëtares së KQZ-së do të angazhohem në realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike në Republikën e Shqipërisë, do të ruajë paanësinë në kryerjen e detyrës, si dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj.

Ristani e komenton si skemë të PS-së për bllokim

Olldashi: PS po përgatit justifikimin e humbjes

Ministri i Transportit, një nga zërat më me peshë brenda PD-së, Sokol Olldashi, e ka komentuar ikjen e dy komisionerëve si një skemë e PS-së për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. Dy anëtarë të KQZ-së, të propozuar nga PS, dhanë dorëheqjen. Pse? Sepse janë nën komandën politike të partisë dhe sepse janë po aq të varur sa anëtari që u zëvendësua dy ditë më parë, pra janë njëlloj militantë të majtë. Pse? Sepse PS-ja parandien humbjen dhe filloi dy muaj përpara zgjedhjeve përpjekjen për të fituar në tavolinë. Duke marrë peng institucionin, përmes anëtarit të LSI, menduan që gjetën zgjidhje. Katër me tre për ata KQZ, katër me tre për ata gjysma e KQV-ve, pesë me dy për ata gjysma tjetër e KQV-ve. Kur skema u prish dhe ne balancuam përmes votimit në Parlament, KQZ-në, kaluan në skenarin tjetër: Nuk e vjedhim dot?! Hajde ta prishim e ta bllokojmë. Kjo ka vetëm një lexim. Socialistët po përgatiten si të justifikojnë humbjen. Punë për ta!, shkruan Olldashi në Facebook. Ndërsa ish-kreu i KQZ-së, aktualisht zv.ministër i Brendshëm, Arben Ristani, deklaron se dorëheqja kolektive e të majtëve në KQZ është një tentativë për të bllokuar procesin elektoral. Duke dhënë dorëheqjet nga KQZ tregojnë më tepër se ata janë nën ndikimin e urdhrit politik dhe aspak anëtarë të pavarur të KQZ-së. Partitë e opozitës së majtë janë në vazhdën, e sidomos lidershipi socialist, dhe kështu kanë vepruar në të gjitha zgjedhjet, duke shkelur ligjin dhe duke tentuar të ngrenë tensionet, të prishin klimën dhe mundësisht të krijojnë shtyrjen e zgjedhjeve pasi gjithmonë janë të pasigurt për rezultatin dhe kanë frikë nga humbja”, deklaroi Ristani. Sipas tij, edhe nëse socialistët refuzojnë të dorëzojnë në Kuvend emrat e anëtarëve të rinj, duke bllokuar në këtë mënyrë KQZ-në, kjo e fundit mund të zhvillojë zgjedhjet edhe vetëm me anëtarët që kanë mbetur në detyrë.

Ambasadori i OSBE-së: Kam marrë një ofertë të mirë

Do të largohem, shpresoj të mos cenohen zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ripërsërit kërkesën e tij për të mbajtur larg politikës Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tij, 23 qershori duhet të prodhojë konsensus dhe jo konflikt. Shpresoj që të mos cenohen. Shqipëria fatmirësisht ka burime të mjaftueshme njerëzish të mirë që mund të punojnë profesionalisht në KQZ dhe në KZAZ. Por është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë më të mirën e vet, sidomos për ta mbajtur politikën sa më larg të jetë e mundur nga KQZ-ja, e cila duhet konsideruar si një

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›