E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: PS të propozojë anëtarët e KQZ. Sequi: Të ruhet pavarësia e institucioneve

Gazeta Shqip

sequi-dhe-wollfarthAmbasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka komentuar sot situatën e krijuar në Komisionin e Zgjedhjeve pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga opozita, Denar Biba e Albana Shtylla, ndërsa i ka bërë thirrje PS që të çojë në kuvend propozimet e saj për dy anëtarët e rinj në këtë institucion.

Ai u bëri edhe një herë thirrje palëve politike që të dialogojnë në mënyrë që të arrihet konsensusi politik.

Ndërkohë ambasadori i BE, Ettore Sequi theksoi se është e rëndësishme që procesi zgjedhor të ndërtohet mbi bazën e standardeve në mënyrë që të kthehet besimi i votuesve .

Sequi nënvizoi se mesazhi i BE për Shqipërinë është ai që dha baronesha Ashton gjatë vizitës së saj në Tiranë: Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe me standarde në mënyrë që të ketë progres në integrimin e vet euriopian, por duhet të ruhet edhe pavarësia  institucioneve, tha Sequi.

18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Wollfarth: PS të propozojë anëtarët e KQZ. Sequi: Të ruhet pavarësia e institucioneve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›