E Diel, 1 Nëntor 2026

Jani "ngrin" KQZ-në, TopalliOpozitës: Të shkoni për lesh

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Ja ç'tha Topalli/ VD/Naço jep dorëheqjen Moore:Vendimi i kuvendit s'ka bazë ligjore /VD Shtylla e Biba i KQZ-së dhanë dorëheqjen/ VIDEO Lexoni me shume KQZ në kolaps, edhe Jani Jani ngrin veprimtarinë e tij Lexoni me shume Moore: Vendimi i Kuvendit për KQZ s'ka bazë ligjore TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hyn në kolaps pasi anëtari i tretë i propozuar nga opozita njoftoi sot ngrirjen e veprimtarisë së tij në institucionin më të lartë të organizimit të zgjedhjeve. Pas dorëheqjes së dy anëtarëve të tjerë Albana Shtylla dhe Denar Biba me detyrë nënkryetar KQZ nuk ka minimumi 5 anëtarë të domodoshme për të marrë një vendim me shumicë të cilësuar.

Në këto orë tensioni Kuvendi zhvillon punimet mes akuzave dhe replika të ashpra mes deputetëve PS dhe kryetares së parlamentit, ndërkohë që para seancës Nasip Naço njofton se ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. Naço tha për TV A1 REPORT se dorëheqja ishte e parevokueshme.

Ndërkombëtarët vazhdojnë të rrisin presionin duke zhvilluar takime me liderët politikë të opozitës e mazhorancës dhe deklarata publike përmes mediave. Pak para fillimit të seancë parlamentare Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, ambasadori i BE-së e i OSBE-së, në deklarata të vecanta shprehën shqetësimin për situatën: KQZ të funksionojë. Zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve. Duhet dialog partitë të pranojnë rezultatin.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë seancës plenare përsëriti disa herë kërkesën drejtuar opozitës që të sjellë propozimet për plotësimin e vendeve vakante në KQZ, të krijuara pas tërheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste. Nga opozita Ruçi akuzoi maxhorancën për politizim të institucionit të administrimit të zgjedhjeve dhe për shkatërrim të standarteve demokratike.

Seanca e Kuvendit nisi rreth orës 11:00 të paradites dhe në rend të ditës ishte diskutimi për pr/ligjin e aderimit të Shqipërisë në Marrëveshjen e Londrës për patentat.

ORA 13:00 BESNIK BARAJ: TE MBAJME QENDRIM NDAJ FJALORIT TE TOPALLIT
Deputeti i PS-së Besnik Baraj i kërkon kryetarit të grupit Parlamentar socialist të mbajë qëndrim ndaj sjelljes së kryetares së Parlamentit.
“I drejtohem zotit Ruçi të mbajmë qëndrim. Nuk kemi të drejtë që dy javë të mos vijmë në Parlament që të mos dëgjojmë shprehje vulgare, aq më tepër nga një grua që rrezaton etikë?”

ORA 12:32 RAMA NIS TAKIMIN ME RAPORTERET E KIE
Takimi i Ramës me ambasadorët e vendeve të BE ka zgjatur më shumë seç ishte parashikuar. Të pranishëm kanë qenë ambasadori brinak, zv. Ambasadori italian, zv ambasadori amerikan, britanik dhe gjerman, si dhe Ambasadori i BE-së Sequi, Ambasadori grek e bullgar.
Ambasadorët e pranishëm nuk kanë pranuar të komentojnë për mediat ndërsa më pas ka nisur takimin me reporterët e KiE.

ORA 12:30 RAMA VAZHDON TAKIMIN ME TRUPIN DIPLOMATIK, SHTYN ME 30 MINUTA TAKIMIN E RAPORTEREVE
Në selinë PS vazhdon takimi i ambasadorëve, ndërkohë që nga PS informohet se është shtyrë për 30 minuta takimi me raporterët e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.

ORA12:00 JANI JANI NGRIN VEPRIMTARINE E KQZ
Komisioni Qendror Zgjedhor hyn në kolaps pasi anëtari i tretë i propozuar nga e majta parlamentare, Jani Jani, i PBDNJ ngrin marrëdhëniet me institucionin. Vendimi i Janit parashikon mospjesëmarrjen e tij në asnjë nga mbledhjet e KQZ-së.

Me pezullimin e aktivitetit të Jani Janit, dhe dorëheqjen e dy anëtarëve Biba e Shtylla KQZ nuk mund të marrë asnjë vendim me shumicë të cilësuar. Këtë e tha edhe zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Moore sot në konferencë për shtyp. Jani i PBDNJ-së solidarizohet me dorëheqjet e dy anëtarëve të propozuar nga PS, Denar Biba dhe Albana Shtylla. Lexoni me shume KQZ në kolaps, edhe Jani Jani ngrin veprimtarinë e tij

ORA 11: 50 ASTRIT PATOZI: KUVENDI NUK MBAN ZI PER SHKARKIMET
“Kuvendi nuk ka mbajtur kurrë zi për shkarkimin e një funksionari dhe anëtari të KQZ, janë liruar dhe shkarkuar shumë më të rëndësishëm se Ilirjan Muho dhe Kuvendi s'e ka kthyer kokën pas. Politikanët nuk merren me të shkuarën, por shohin nga e ardhmja. Por kjo është pasoja e re e krushqisë së 1 prillit."- tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi nga foltorja. Ndërsa për dy anëtarët e dorëhequr Biba dhe Shtylla ai tha se nuk e mbajtën dot lajmin e ikjes së Muhos dhe ikën vetë.

“Tani nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama po tenton të prishë zgjedhjet, por çfarëdo vendimi që të marrë ai zgjedhjet do të mbahen, sepse ato janë e drejtë kushtetuese e shqiptarëve, dhe ato do i fitojë PD për 1001 arsye. "

ORA 11:45 GRAMOZ RUCI: NUK KA VEND QE KRYETARJA TE THOTE IKNI PER LESH
Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, akuzoi mazhorancën për politizim të institucionit të administrimit të zgjedhjeve dhe për shkatërrim të standarteve demokratike. Ai bëri të ditur se nuk kishte marrë aspak në konsideratë kërkesën zyrtare të Kuvendit, referuar Kodit Zgjedhor për paraqitjen në seancën e sotme të emrave që do të plotësonin vakancën në KQZ.

"Zonjë e nderuar, morrën fjalën 6- 5 kolegë dhe zonjës Dade i preve fjalën. Se çfarë flet dhe si flet deputeti është në të drejtën e tij Kushtetuese. Por deputetët socialistë ishin brenda, pasi flasim për patentën evropiane. A ka patentë më të mirë evropiane që pushteti në Shqipëri nuk merret me votë të lirë dhe të ndershme, kur pushteti në Shqipëri nuk mbahet me votë?  A ka diskutim më të mirë për këtë seancë pas një seance ku është vrarë besimi i shqiptarëve, që është patenta kryesore?   A ka diskutim më të mirë se sa kur u vra KQZ, a ka diskutim më të mirë që të zbatohet ligji dhe kushtetuta? Këtë mbrojtën PS"- tha Ruçi pasi drejtoi pyetje mazhorancës dhe Kryeparlamentares.

"Nuk ka vend që Kryeparlamentarja thotë: “Do ikni për lesh, do ikni si shërbimi arsimor, shëndeti etj, se ska pavarësi institucioni, se s’ka votë të lirë, se e keni lënë Shqipërine në vend të parë për korrupsion. Kjo është patenta evropiane, që kërkon opozita. Sot nuk jeni mazhorance se keni ardhur me vota të vjedhura, po na turpëroni para Evropës, para NATO-s, po na prishni marrëdhëniet me SHBA-në dhe Evropën. Jemi dy muaj para zgjedhjeve dhe KQZ është në krizë, inekzistent. Ka vdekur besimin. Si nuk ju vjen marre, që më thoni Ruçi plotëso vendet?”- tha ai duke iu referuar shkresës që i kanë dërguar për të plotësuar vendet bosh të PS-së në KQZ.  “Lini deputetët të shprehen”, tha ai ndërsa ndërhyn Topalli duke thënë se “Kanë të drejtë me fol cfarë të dëshirojnë, respektoni rregulloren, sillni emrat për të diskutuar dhe merrni fjalën.”

ORA 11:40 TOPALLI DO IKNI PER LESH, RUCI: SHANTAZHON
Ndërsa Blendi Klosi deputeti i PS-së po deklaronte se qeveria Berisha ka edhe pak ditë kohë për tu larguar, Topalli tha: Do ikni për lesh
Nga ana e tij kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi tha se Topalli po shantazhin opozitën."Mos bëni shantazhe mos iu prisni fjalën deputetëve. A ka diskutim më të mirë pas një seancë ku është vrarë besimi tek vota. Po na prishni me partnerët amerikanë dhe europianë. A ka spikere parlamenti europiane që thotë do ikni për lesh?"- tha Ruçi.

REPLIKA BALLA - TOPALLI - KLOSI: PO KJANI HUMBJEN E ZGJEDHJEVE, SHKONI PER LESH 
BALLA: “Vendimi i njëanshëm për të shkarkuar një anëtar në KQZ nuk është patentë euriopiane, por kurrsesi nuk mund të dëmtojë aspiratën. Është patentë e Saliut i cili historikisht është munduar të sabotojë aspiratën e integrimit të shqiptarëve. Ai e di fare mirë që zgjedhjet i ka të humbura, por do që këto zgjedhje të marrin një vlerësim negativ që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat. Përse dëmton KQZ dhe shkarkon një anëtar të KQZ. Je Patentë evropiane e turpshme me Berishën

TOPALLI: Po kjani humbjen e zgjedhjeve.
BALLA: Ne do fitojmë zgjedhjet
TOPALLI: LSI e keni ju apo kush e ka , bllokun e jkeni ju apo kush e ka
BALLA: Ke marrë edhe ti nga ai blloku, 2 koncencione, i ke marrë 2 HEC
TOPALLI: Vetëm 2 ?!
BALLA: I ke marrë shpirtin Shkodrës me pallatin
TOPALLI: Palllatin, yyy.. hë na kallzo për patentën
BALLA: Je patenta europioane nr 1 për harxhimet e parave të shqiptarëve me udhëtimet në kryeqytete. Mbi 700 mijë dollarë ke shpenzu

TOPALLI: Në jep lut me ke kja, më ke cu mesazhe duke më kërkuar të të marrë me vete, pas dere më rri. Nuk të marr me vete as mandatin e ardhshëm

KLOSI: Një orë 43 minuta 55 sekonda kanë ngelë.
TOPALLI: Prandaj kjajnë këta
KLOSI: Që qytetarët shqiptarë të vuajnë nga I njëjti stres, nga hilet e Sali Berishës
TOPALLI: Të shkoni për lesh edhe ju
KLOSI: Çfarë tha mo?

Ja debati i plotë Topalli-Balla-Klosi

(Video: A1 REPORT Topalli: Do shkoni per lesh)

ORA 11:00 BELLO: REFLEKTONI SA NUK ESHTE VONE, TOPALLI: KESHTU THOSHTE EDHE ENVERI
Marko Bello ka thënë se duhet të “Refletkoni sa nuk është vonë për ndryshe do humbi dhe kredibilitetin” ndërsa është përgjigjur Topalli duke thënë se “ Kështuy thoshte edhe Enveri”. Bello theksoi se “ kur vjen pun ate ligjet kjo mazhorancë është kokëfortë dhe nuk zbatohet reciprociteti dhe ligjet bëhen shkel e shko ” , por e rëndësishme theksoi ai janë garantimi jetë s së qytetarëve.

ORA 11:10 NACO PER TV A1 REPORT: JAP DOREHEQJEN NGA POSTI I NENKRYETARIT TE KUVENDIT
Nasip Naço do të japë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. Në një prononcim nga jashtë parlamentit për gazetaren e TVA1 REPORT Joniada Koçi, tha: “LSI ka marrë një vendim duke iu përgjigjur ftesës së PS për koalicion. Ky koalicion funksionon në mënyrë perfekte. Sot deklaroj se jap dorëheqjen time të parevokueshme. Nuk kam të drejtë të qëndroj në këtë mazhorancë që rri në këmbë duke blerë deputetë në detyrë që janë në këtë parlament. Kërkesa ime për dorëheqje të parevokueshme është dorëzuar në parlament. Nuk mund të jem më pjesë e kësaj mazhoranca kur Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI. LSI nuk figuron më si grup parlamentar.

Ja prononcimi i Nasip Naços

ORA 11: 05 BLENDI KLOSI: NUK FUTEMI NE LOJE ME ARBITER TE TRUKUAR
“Anëtarët e dorëhequr të KQZ-së e ndiejnë veten të tradhtuar si politika mund të godasë këdo, ata u larguan nga kjo detyrë si reagim qytetar. Ky është shqetësim edhe i partnerëve pasi kjo lojë nuk është politikë, por makinacion dhe mënyrë për të manipuluar zgjedhjet,- tha Klosi
Klosi tha se po manipulohet njëlloj si me numëriminin e votive për Bashkinë.
Ai theksoi se “Kthimi në normalitet dhe heqja e cdo ndjesie se nuk është e manipuleshmne dhe nuk futemi në garë me arbitër te trukuar.”

ORA 11:00 DAMIAN GJIKNURI: KETO JANE LEBETITJET E FUNDIT TE KRYEMINISTRIT
Damian Gjiknuri është prononcuar për A1REPORT! në situatën e krijuar në KQZ tha se “ kjo është kokëfortësia e fundit dhe këto janë lebetitjet e fundit që mbahen në këmbë me mercenarë”.
Gjiknuri u shpreh se “rrotacioni do bëhet pavarësisht kundërshtimeve të pashpresa të bëra nga Berisha”. Ai tha se nëse komisioni do vazhdojë si zyrë e Kryeministrit, si zgjatues I tij le ta bëjë këtë”.
“Kriza politike, kërcënimet e zgjedhjeve dhe duke iu referuar edhe ndërkombëtare, dërrmojnë besimin e publikut për zgjedhje të lira”, - tha Gjiknuri.

ORA 11:00 AMBASADORET NE PS TAKOJNE RAMEN
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, OSBE-së Eugen Wollfarth dhe i SHBA-së Aleksandër Arvizu ndodhen në selinë PS. Ata kanë mbërritur në orën 10: 50 Gjiknuri: Ambasadorët kanë ardhur për krizën në KQZ.

ORA 10: 45 ARTA DADE: TI KTHEJME KQZ-SE LIGJSHMERINE E MARRE ME DHUNE
Arta Dade në një pronononcim para mbledhjes së sotme të Parlamentit ka thënë se KQZ duhet të udhëhiqet nga zbatimi i ligjit. Ajo theksoi se : “Jemi këtu për t’i kthyer ligjshmërimë, që i është marrë me dhunë nga PD DHE Sali Berisha”

. Dade tha se “ne do ndjekim situatën dhe jemi në parlament për të kthyer ligjitimetet e duhura”.
“Cdo artificë dhe akt antiligjor të veshur me tis ligjor Berisha nuk mund ta ç’bëjë, dhe kjo dëshmon humbjen e tij”, - tha Dade mbi situatën e krijuar ne vend dhe krizën në KQZ.

ORA 10:26 SEQUI: ZGJEDHJET SIPAS STANDARDEVE
“Për BE është e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve. Është e rëndësishme për BE pasi do të jetë një test për funksionim sa më të mirë të institucioneve demokratike, dhe për të pasur progres në rrugën drejt Europës. “- tha Sequi duke kujtuar dhe mesazhin e baronesësh Ashton i cili është dhe mesazhi i Bashkimit Europian. Një mesash shumë i rëndësishëm është ndërtimi i besimit tek votuesit. Sepse sipas pikëpamjes sonë është kjo ajo që ka nevojë votuesi shqiptar, një proces që bazohet tek besimi, konfidenca dhe statandaredet evropiane.”- tha Sequi në një prononcim për gazetarët nga hotel Tirana ku ndodhet në n jë konferencë për të drejtën e pronësisë.

ORA 10:15 WOLLFARTH: PS TE COJE PROPOZIMET E KQZ NE KUVEND
Ambasadori i OSBE-së Wollfarth i bën thirrje PS-së të çojë në Kuvend propozimet për 2 vendet vakante të lëna bosh nga Albana Shtylla e Denar Bina në KQZ.
“I kujtoj politikës shqiptare rekomandimet e ODIHR. I bëj thirrje partive politike për dialog. PS të çojë propozimet për dy anëtarët e KQZ.”- tha Wollfarth

ORA-09:48 MBYLLET MBLEDHJA E GRUPIT PS: NE SEANCE PO PA EMRA ZEVENDESUESISH
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS. Gazetari Arben Hasanaj nga selia PS informon se nga kjo mbledhje grupi të mos propozojë emra zëvendësues për postet e lëna bosh nga dorëheqja e Albana Shtyllës dhe Denar Bibës.

ORA 9:19 MOORE: JEMI TË SHQETËSUAR NGA AJO QË PO NDODH
“Dallojmë ndryshime lidhur me balance në KQZ. Duam të shohim që KQZ të funksionojë. Ka tension në politikë. Jemi të shqetësuar nga ajo që po ndodh”    Lexoni me shume Moore: Vendimi i Kuvendit për KQZ s'ka bazë ligjore

ORA 09:10 MOORE TAKON BERISHEN
Rreth orës 09:10 minuta Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore, Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore është parë të dalë nga selia e kryeministrisë. Takimi mësohet se ka zgjatur rreth 20 minuta dhe më pas Moore është nisur drejt Ambasadës Amerikane ku pritet të mbajë dhe një konferencë për shtyp.

OPOZITA PA EMRA ZEVENDESUESISH
Zyrtarë të Partisë Socialiste kanë pohuar “se nga Partia Socialiste nuk do të ketë asnjë emër për zëvendësimet në KQZ”. Deri dje në mbrëmje nga selia e kësaj partie ende nuk ishin të qartë se si do të shkojë situata në parlament, por sipas tyre, mbledhja e grupit parlamentar në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, mund të përcaktojë strategjinë finale të sjelljes në Kuvend.

“Berisha të vazhdojë si të dojë. Ne do të presim edhe vendimin e komisionerit që i takon PBDNJ”, janë shprehur zyrtarë të lartë të PS-së. Ndërkohë sipas burimeve nga PBDNJ, kryetari i kësaj partie, dy ditë më parë është takuar kokë më kokë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, në një nga restorantet e Tiranës.

Të tjera burime të kësaj partie pohojnë se sot, anëtari i KQZ Jani Jani do të ketë një qëndrim. Tërheqja e mundshme nga KQZ edhe e komisionerit tjetër që i takon opozitës, mund ta fusë në kolaps të plotë këtë institucion. Ndërkohë edhe zyrtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pohojnë “se LSI nuk do të paraqesë asnjë emër për KQZ, por do të mbështesim në të gjitha lëvizjet politike në Kuvend Partinë Socialiste”.

Një koordinim i tillë që sipas tyre duhet të detyrojë Berishën të hyjë në rrjedhën normale për organizimin e zgjedhjeve duke zbatuar kushtet e lojës. Opozitari tjetër, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, deklaroi dje për Shqiptarja.com, se “unë do të jem në Parlament dhe do të mbaj qëndrim të ashpër”.

Nga të gjitha palët opozitare pranohet pa hezitim se e sotmja do të jetë një ditë e ashpër në përballjen me mazhorancën, se ata nuk do të tolerojnë vendimet e saj, duke u përpjekur të maksimalizojnë lëvizjet e tyre politike, deri në ndërhyrje të forta të komunitetit ndërkombëtar.

Dita e sotme në Kuvend do të jetë dita e provës së forcës për opozitën e bashkuar. Megjithëse strategjia përfundimtare do të vendoset vetëm sot, ata e kanë të qartë se përplasja në Kuvend do të jetë e pashmangshme.

SKENARET
Por cilët janë skenarët që burojnë pas dorëheqjeve të Bibës dhe Shtyllës

-Skenari i parë është që PS, dhe LSI nuk paraqesin asnjë kandidat, duke iu mbajtur fort qëndrimit të parë për shkarkimin jo ligjor që iu bë anëtarit Ilirian Muho. Në këtë rast mazhoranca mund të vazhdojë punën me pesë anëtarë.

-Skenari i dytë është që edhe PBDNJ tërheq kandidatin e saj nga KQZ, duke e futur në kolaps të plotë këtë institucion dhe rrjedhimisht duke rrezikuar zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

-Skenari i tretë është që opozita paraqet emra kandidatësh dhe KQZ kthehet në variantin e vendosur nga mazhoranca me kartonë në Kuvend.

-Skenari i katërt dhe më i çuditshmi është që vetë mazhoranca të propozojë dy emra të tjerë për zëvendësimin e anëtarëve. Sigurisht që kodi e ndalonte një gjë të tillë, por edhe shkarkimin e Ilirian Muhos e ndalonte kodi zgjedhor.

Redaksia Online
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›