Jonathan Moore: Jemi të shqetësuar, ka shumë tension politik. Duam të shohim përfaqësim të plotë në KQZ
(E PERDITESUAR)- Drejtori për Euroazinë në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, ka dalë në një konferencë për shtyp pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha.
Përpara gazetarëve ai tha se janë të shqetësuar për situatën politike në vend. Ai tha se ka shumë tension në politikë, çka shton më shumë shqetësimin në Uashington.
Moore kërkoi që KQZ të funksionojë siç duhet, ndërsa theksoi se duhet të krijohet besimi tek zgjedhjet e qershorit.
Do na pëlqente të shohim një përfaqësim të plotë në KQZ, ka theksuar zyrtari i DASH, pas largimit të anëtarëve të këtij institucioni.
Në disa prej takimeve kemi diskutuar disa zhvillimet të fundit në parlament. Sic ka bere te qarte ambasada jone, edhe pse I njohim disa shqetesime per ndryshimin e balances pas formimit te koalicionit, besojme se ka argumente te forta ligjore qe ngrene pikepyetje per menyren se si votoi parlamenti me 15 prill”, theksoi Moore.
Zyrtari amerikan tha se palët i kanë thënë se do pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Do të thosha për shkak se kemi marrëdhënie të mirë dhe transparente me udhëheqësit politik në vend, mesazhi që ndava me ju është në fakt esencialisht mesazhi që ndava me ta. Pra pritja e respektimit të ligjeve, pritja e zhvillimit të një fushate zgjedhore profesionale, pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim që të shikojmë Shqipërinë të bëhet vend më i begatë dhe i suksesshëm teksa vijon të punojë drejt anëtarësisë në Be. Sërish është koincidencë, por përfaqësuesja e lartë Ashton ka qenë në Shqipëri dhe ka ndarë një mesazh pozitiv për të ardhmen e vendit në BE. Por, mesazhi për drejtuesit politikë është se kjo nuk është gjë automatike, por nevojitet punë që kjo të realizohet. Për këtë arsye inkurajojmë shqiptarët dhe drejtuesit politik që të bëjnë këtë të mundur, tha Moore.
Ai po ashtu shprehu shqetësim për ato që i quajti kërcënime ndaj deputetit Kastriot Islami dhe familjes së tij.
Jemi të shqetësuar nga ajo që kemi parë, është niveli i lartë i tensioneve politike. Sërish me akuza për çështjen e ligjshmërisë. Dua të them se dje jam takuar dhe me z. Islami. Parimet demokratike kërkojnë që jo vetëm të zhvillohet zgjedhje, por dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre. Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer se ka pasur presion në shtëpinë e anëtarit të Parlamentit. Duke ushtruar jo vetëm presion politik, por dhe ndaj familjes së tij, tha Moore./ep
(VIJON)