E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PS gënjen me uljen epapunësisë, KE tregon rritje

Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë, theksoi se, vendi ynë ka rritje pozitive ekonomike, në një kohë që rajoni ka pësuar tkurrje. Duke iu referuar raportit të KE-së, Berisha tha se, punësimi është rritur me 0,5%, duke hedhur kështu poshtë, shifrat e gënjeshtërta, sic i quan kryeministri ato të publikuara nga PS.

“Tregu i punës në Shqipëri është i stabilizuar, punësimi u rrit me 0,5%, inflacioni në vend më i ulëti në 2012. Këtë përgjigje i jep raporti i KE matematikës së Ramës dhe Kosta Barjabës”, - tha Berisha.

Vendet e punës në sektorin publik nuk ndryshuan, ndërsa në sektorin privat jo bujqësor u rritën me 1,8% në 3 mujorin e fundit dhe 6,3 përqind si rritje vjetore. Një zhvillim pozitiv kur të tjerëve ju dyfishohet papunësia.

Pra, papunësia mbetet problem, që po e trajtojmë më me seriozitet se cdo gjë tjetër. “KE hedh poshtë të gjitha mashtrimet dhe gënjeshtrat, që shpërndahen cdo ditë për shifrat e punësimit duke harruar se cdo tregues i tregut dhe ekonomisë është sa kombëtar aq dhe ndërkombëtar. Ky raport është i para pak ditëve, ne jemi përpjekur të themi të vërtetën”, tha kryeministri.

(e.b/ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›