E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish tmerr në SHBA, shpërthimi në fabrikë shkatërron një lagje (VIDEO+ FOTO)

Ditë me lajme të zeza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 15 njerëz mendohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një fabrikë të plehrave kimikë në Teksas.

Shumë shtëpi e godina janë shkatërruar, ndërsa flakët kanë përpirë gjithçka.

Një azil mendohet se ka qenë pranë fabrikës.

Do të duhet ende kohë për të zbuluar se cili është numri i saktë i viktimave, pasi ka jo vetëm banorë e punëtorë, por edhe zjarrfikës të zhdukur.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar për shkak të kimikateve helmuese që janë shpërndarë në ajër.

Shpërthimi ka shkaktuar dridhje të tokës si një tërmet 2.1 ballësh.

Ndërkohë video e mëposhtme tregon përmasën e vërtetë të këtij shpërthimi tragjik.

Një burrë ndalon me makinën e tij për të fotografuar flakët në fabrikë, por papritur ndodh shpërthimi i madh, që të kujton pak a shumë Gërdecin shqiptar.

Një fëmijë që ndodhet në makinë i lutet babait: Babi, nuk po dëgjoj, të lutem na largo që këtu./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›