Janinë, kapen 80 kg hashash, në pranga 2 shqiptarë

Policia greke ka sekuestruar rreth 80 kg hashash ndërsa ka arrestuar edhe posoduesit e saj, dy shtetas shqiptarë. Sipas informacioneve droga është kapur nga policia e Janinës në kufirin shqiptaro-grek në një automjet të cilën dy shqiptarët e kishin vjedhur disa ditë më parë në rajonin e Kifisias në Greqi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin dy shqiptarët, përkatësisht 28 dhe 29 vjeç u gjetën 4 çanta, me gjithsej 79 kg 555 gramë hashash.
Policia greke gjithashtu pranë kufirit me Shqipërinë ka arritur të gjejë edhe një automjet tjetër me të cilin dy shqiptarët kishin hyrë nga qyteti i Gjirokastrës ku u gjetën edhe 4 celularë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar edhe persona të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.