Tropojë, fluks në rritje i lëvizjes përmes doganës së Qafë Morinës
TROPOJË- Në këto ditë të fundvitit fluksi i lëvizjes në kufirin Shqipëri – Kosovë përmes doganës së Qafë Morinës në rrethin e Tropojës ka ardhur në rritje.
"Gjatë 24 orëve të fundit nga dogana e Qafë Morinës kanë hyrë në Tropojë, 460 shtetas me 110 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë në drejtim të Kosovës 370 shtetas me 74 mjete të llojeve të ndryshme", pohojnë burime zyrtare të policisë kufitare.
"Lëvizja e udhëtarëve përmes autostradës në drejtim të Tiranës ka ulur ndjeshëm fluksin e lëvizjes me traget përmes liqenit të Komanit. Lëvizja përmes autostradës për 5 orë është më pak e lodhshme", thotë kryetari i bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushi.
Ndërkohë, edhe lëvizja e studentëve ka shtuar fluksin e lëvizjes në të dy anët e kufirit.
Një fluks i tillë pritet të vazhdojë edhe në javën e parë të janarit me kthimin e studentëve drejt Tiranës, apo të turistëve të huaj që kalojnë festat e fundvitit në pikën turistike të Valbonës.
(d.b/BalkanWeb)