Thaçi: Ballkani nuk mund ta rrezikojnë të ardhmen e tyre
Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe me Qendrën Marshall kanë organizuar konferencën e parë rajonale të Shefave të Policisë me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve të policisë në rajon. Kjo konferencë ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit rajonal të policisë në luftën kundër kërcënimeve transatlantike (terrorizmi, krimi i organizuar/krimet ndërkufitare) dhe shkëmbimi i praktikave më të mira trajnuese (qendrat për edukim dhe zhvillim), si dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta në luftën kundër këtyre dukurive.
Në fjalën e tij në këtë konferencë, kryeministri Hashim Thaçi u shpreh se “Jemi të vetëdijshëm se i gjithë rajoni ka kaluar një fazë shumë të vështirë, fazë e luftërave të përgjakshme, të cilat nuk duhet të përsëritën më kurrë. Si rrjedhojë e këtyre luftërave dhe konflikteve janë shkaktuar shumë deformime të cilat kërkojnë kohë që të riparohen në tërësi. Mirëpo, kjo periudhë e dhunës dhe konflikteve tashmë ka përfunduar.”.
Sipas tij, “Ndërkohë edhe pse kërcënimet dhe rreziqet e konfrontimeve të përmasave të kaluara duken të tejkaluara, ne ballafaqohemi me sfida të cilat drejtpërdrejt e cenojnë qeverisjen demokratike, prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Terrorizmi, krimi i organizuar, trafikimi dhe kontrabanda, janë të këqijat ndaj të cilave duhet të veprojmë me vendosmëri të gjithë së bashku. Asnjë shtet nuk mund të jetë imun ndaj krimit në rast se nuk ekziston koordinimin i luftës së përbashkët kundër krimit në nivel të gjerë. Ballkani për fat keq është shndërruar në një rrugë transite për krimin e organizuar. Një gjë e tillë, përveç se i dëmton shtetet nëpër të cilat kalon, aktivitetet e këtyre grupeve nëpërmes këtij kanali rrezikojnë edhe sigurinë e vendeve tjera perëndimore”..
Konferenca do të mbahet prej datës 23-24 mars në Prishtinë. Vendet e ftuara janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, dhe Turqia. Gjatë konferencës do të ketë raste që gazetarët të marrin prononcime nga pjesëmarrësit. Për më tepër informata, luteni të vizitoni faqen zyrtare të