OSBE-ODIHR: Zgjedhjet, plotësuan standardet
Shkup -Dy misionet vëzhguese në Maqedoni, ai i OSBE-ODIHR, kanë dalë në përfundimin, se raundi i parë i zgjedhjeve vendore dhe presidenciale i ka përmbushur shumicën e standardeve ndërkombëtare, por gjithsesi këto misione thonë se mbeten ende sfida, për t’u tejkaluar. Pia Christmas Moller nga Asambleja parlamentare e OSBE-së deklaroi se është e kënaqur me faktin se Maqedoni bëri disa hapa përpara drejtë rrugës demokratike. Në të njëjtën linjë ishte edhe Pitet Ajker, shefi i misionit OSBE-ODIHR.
“Raundi i parë, edhe përskaj disa çështjeve brengosëse, paraqet hap të rëndësishëm përpara. Do ta vëzhgojmë progresin edhe në raundin e dytë”, deklaroi Ajker. Sipas monitoruesve ndërkombëtar në Maqedoni, zgjedhjet ishin të realizuara mirë pa dhunë dhe incidente si ato që ndodhën në zgjedhjet e kaluara parlamentare në vitin 2008.
“Siguria gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe në ditën e votimin ishte dukshëm e përmirësuar. Është e qartë se këto zgjedhje lokale dhe presidenciale do ta kthejnë besimin tek qytetarët përmes procesit demokratik”, deklaroi shefi i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Marieta De Purbe Lundin.
Këto misione kanë theksuar se zgjedhjet do të monitorohen edhe më datë 5 prill, kur do të zhvillohet raundi i dytë, vetëm për zgjedhjen e presidentit. ina/start