Rinisin bisedimet e drejtpërdrejta në Qipro
Kuvendi i Republikës Turke të Qipros së Veriut, miratoi njëzëri një vendim që e shikon të domosdoshëm vazhdimin e pozicionit të Turqisë si vend garantues në zgjidhjen e problemit të ishullit.
Ky kuvend miratoi njëzëri vendimin që thekson si të pandarë Marrëveshjet e Garancisë dhe Aleancës në zgjidhjen e problemit të Qipros dhe pozicionin e Turqisë si vend garantues.
Dhoma e Përfaqësuesve të udhëheqjes greko-qipriote, më 19 shkurt pati miratuar unanimisht se Marrëveshjet e Garancisë dhe Aleancës të vitit 1960 janë të "papranueshme dhe e pavlefshme".
Në përgjigje të këtij vendimi, edhe Asambleja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës pranoi me unanimitet se garancia de fakto dhe eficente e Turqisë është e domosdoshme.
Në vendimin e marrë, vendimi i Kuvendit të parlamentit greko-qipriot u cilësua si një nismë që eliminon konceptin dhe platformën e negociatave që vazhdojnë në ishull për zgjidhje dhe si një iniciativë të cilës i mungon vullneti i mirë.
Ndërkaq, bisedimet direkte ndërmjet liderëve qipriotë filluan përsëri pas 23 ditësh. Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mehmet Ali Tallat dhe lideri i udhëheqjes greko-qipriote, Dhimitri Christofias shqyrtuan për rreth 7 orë temën e ekonomisë.