E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janullatos: Gjermanët po tallen me krizën ekonomike të Greqisë

TIRANE - Në mesin e debateve për krizën ekonomike, që prej kohësh ka mbërthyer Greqinë dhe jo vetëm, nuk kishte si të mbetej pa u përfshirë dhe Kisha Ortodokse.
Por për habi, nuk është kisha greke por ajo shqiptare, e cila me anë të Kryepeshkopit të saj, Anastas Janullatosit, i ka dërguar një letër Peshkopit të Kishës Ungjillore Gjermane, Martin Schindehutte, duke kërkuar mbështetje dhe solidaritet me shtetet evropiane që janë përfshirë nga kriza.

Referuar mediave më të mëdha të shtetit fqinj, mësohet se Hirësia e Tij, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, i ka dërguar ditën e djeshme një letër Peshkopit të Kishës Ungjillore Gjermane, Martin Schindehutte.

Një prej gazetave më të mëdha të Greqisë “To Dhi-ma”, shkruan se në këtë letër, Janullatos i është referuar Greqisë dhe zërave të ashpër që vijnë nga Gjermania, për paketat e ndihmës për këtë shtet.

(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›