Kosove EULEX pritet te zgjase mandatin e tij edhe per dy vjet

Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ne Kosove pritet qe te zgjase mandatin e tij edhe per dy vjet te tjera ndersa njekohesisht do te filloje shkurtimet ne ato fusha ku vleresohet se institucionet e Kosoves jane mjaft te pergatitura per te permbushur pergjegjesite. Komandanti per Operacione Civile te Bashkimit Evropian Hansjoerg Haber tha mbreme ne Prishtine se brenda javes do te perfundoje procesi rishikimit strategjik per EULEX-in nje proces qe synon ta beje kete mision me te fuqishem me te sigurt dhe me efikas. Ai tha se Shtetet anetare te Bashkimit Evropian deshirojne te vazhdojne mandatin e EULEX-it edhe per dy vjet ndersa do te kete shkurtim te personelit nderkombetare dhe atij vecanerisht ne fushen e policise dhe te doganave. Ai tha se puna e ketij misioni do te perqendrohet ne fushen e drejtesise nepermjet mandatit ekzekutiv te tij.
Rastet qe kane te bejne me krimin e organizuar korrupsionin dhe krimet e luftes jane shume te nderlikuara dhe kerkojne me shume kohe prandaj shtetet anetare duan te zgjasin mandatin edhe per dy vjet tha zoti Haber.
Nderkaq perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar tha se EULEX-i do te kete detyre te mbeshtese procesin e afrimit te Kosoves me Bashkimin Evropian.
EULEX-i nuk eshte ketu vetem per te ushtruar fuqite ekzekutive sic eshte bere ne te kaluaren por EULEX-i eshte nje mjet i Kosoves dhe Bashkimit Evropian per te ndihmuar Kosoven ne permbushjen e kritereve qe i jane vene perpara ne rrugen evropiane. Me rolin e tij ne fushen e sundimit te ligjit EULEX-i do te ndihmoje proceset paralele te marredhenieve ne mes te Kosoves dhe Bashkimit Evropian qe nga liberalizimi i vizave deri te studimi i fizibilitetit tha zoti Zhbogar.
Ndryshimet ne Misionin e EULEX-it do te fillojne te zbatohen pas dates 14 qershor te ketij viti kur pritet te hyje ne fuqi mandati i ri i tij.
EULEX-i u vendos ne Kosove ne dhjetor te vitit 2008 per te mbeshtetur dhe vezhguar punen e institucioneve te vendit ne fushen e sundimit te ligjit por duke ruajtur per vete edhe disa fuqi ekzekutive. Vezhguesit thone se statusi i tij i paanshem ndaj statusit politik te Kosoves per shkak te pese vendeve te Bashkimit Evropian qe nuk e njohin pavaresine e saj eshte nje nga pengesat kryesore ne funksionimin e ketij misioni.