De Biazi i vë kufi Dukës: Vlerësimet tani i bëj unë
TIRANE- Trajneri i ri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka treguar prapaskenat pse zgjodhi Shqipërinë, si edhe objektivat e tij në krye të kuqezinjve. Në një rrëfim të gjatë për "SuperSport", tekniku i përfaqësueses ka treguar edhe anët e panjohura të vetes, ndërsa i ka surprizuar të gjithë, kur tha se "tashmë kam mësuar vargjet e para shqipe: xhamadani vija-vija".
Kush është De Biazi, na tregoni diçka për veten?
Jam një njeri i thjeshtë që kam punuar shumë për të mbërritur deri në Serinë A. Mendoj se aspekti më pozitiv është se jam i gatshëm të punoj në fushë dhe të sakrifikoj.
Sa vend zë futbolli në jetën tuaj?
Do të thoja që futbolli është gjithçka në jetën time. Kam luajtur që i vogël për të arritur në Serine A. Më pas, kur lashë futbollin, m'u desh pak kohë për të ecur larg si trajner dhe tani me kombëtaren shqiptare dua të nis një epokë për të zhvilluar të gjithë futbollin shqiptar.
Pse zgjodhët për të drejtuar Shqipërinë? Na tregoni pak prapaskenat, si doli në pah emri i kombëtares shqiptare?
Thellë në zemrën time dëshiroja të stërvisja një ekip kombëtar dhe mendoj që erdhi momenti i duhur në moshën e duhur për të provuar një eksperiencë të tillë. Jam kontaktuar nga një shqiptar që jeton në Itali, Sokol Haxhia, dhe ai më propozoi këtë mundësi. Unë e kam studiuar në internet. Më pas u takuam me presidentin dhe zëvendës presidentin në Milano, duke arritur akordin.
Cila është gjëja e parë që ju shkoi ndërmend pasi morët konfirmimin që do të ishit trajner i Shqipërisë?
Gjërat që kam mësuar ishin se ka dëshirë për rinovim dhe për të nisur një projekt të ri që mund të japë menjëherë kënaqësi, por që të lejon të shohësh përpara dhe siç e thashë më parë, të zhvillosh të gjithë futbollin shqiptar. Unë e di që do të jetë e vështirë, por nëse të gjithë shkojmë në të njëjtin drejtim, atëherë do të marrim shumë kënaqësi.
A mendoni se është një ndryshim i madh në karrierën tuaj, duke qenë se deri tani keni drejtuar vetëm klube?
Është një punë shumë e ndryshme. Me klubet ke mundësinë të punosh me lojtarët gjatë të gjithë javës, ke nën vezhgim të gjithë lojtarët dhe mund të bësh një pune më në thellësi. Këtu është ndryshe, këtu kërkohet të përfshish të gjithë lojtarët nga ana mendore në të gjithë projektin, që është të bashkohesh me objektivin kryesor. Ekipi kombëtar është objektivi kryesor i çdo futbollisti. Duhet të ketë shumë krenari dhe dëshirë për të qenë pjesë e këtij grupi. Vetëm në këtë mënyrë skuadra mund të përmirësohet.
Si e vlerësoni karrierën tuaj deri tani? Çfarë mund të veçoni nga skuadrat që keni drejtuar?
Unë kam bërë një karrierë të nisur nga poshtë për të mbërritur në majë. Mund të them që i jam ngjitur malit pa përdorur helikopterin, sepse të ngjitesh me helikopter është më e lehtë. Me shumë mundim kam mbërritur në majë dhe ndjej se kam bërë maksimumin. Në Modena mora një skuadër që ishte në vendin e parafundit në Serine C dhe e çova në Serinë A e më pas shpëtuam. Përsa i përket aventurës në Torino, mora një skuadër që sapo kishte falimentuar dhe hipëm në Serinë A. Më pas fitova disa kampionate me Spal që ishte një skuadër e njohur shumë vite më parë. Më pas, tek Breshia pata fatin të drejtoja lojtarë të jashtëzakonshëm nga Roberto Baxhio e Di Biaxho, te Toto Di Natale dhe Aleksis Sançez që kanë në ADN-në e tyre kualitete të jashtëzakonshme.
Te Shqipëria po vjen një brez i ri, e ndjeni që nuk mund t'i merrni menjëherë frytet?
Kjo është një pyetje shumë interesante dhe e zgjuar, një analizë e bërë në thellësi. Ka djem të talentuar që duhet t'u japim kohën për tu rritur, duhet t'i integrojmë në momentin e duhur dhe të mos i kërkojmë shumë, sepse i ngarkon me përgjegjësi dhe kjo nuk u shërben atyre. Mendoj që nëse lojtarët kanë dëshirë për të punuar them se do t'u japin kënaqësi të mëdha tifozëve dhe të gjithë kombit. Por, do të jeni ju ai që do të keni përgjegjësi për këtë skuadër, pasi nuk keni shume kohë në dispozicion... Trajneri është përgjegjësi i parë dhe në çdo vendim që merr, lë dikë të pakënaqur. Tifozët thonë pse mori këtë dhe jo atë. Zgjedhjet që bëj, i mendoj 100 herë dhe i bëj në interes të skuadrës. Pastaj është e qartë që skuadrat përbëhen nga shumë elementë. Ne duhet të bashkojmë së bashku ekuilibrin, kualitetin, dëshirën dhe vendosmërinë.
Këto ditë jeni "bombarduar" me informacione për ekipin, a ka diçka që ju ka bërë përshtypje?
Unë jam tip që kërkoj të mësoj gjithçka nga të gjithë dhe dua shumë informacion dhe më pas në kokën time bëj llogaritë. Dje pata mundësinë të shoh një ndeshje midis Teutës dhe Flamurtarit. Problemi im është se dua të njoh sa më mirë kampionatin shqiptar për ta krahasuar më pas me Serinë A apo Ligën Spanjolle apo Bundesligën. Duhet të bëjmë disa vlerësime dhe të kuptojmë si të sillemi dhe kë lojtar të ndjekim me vëmendje në të ardhmen.
Ka patur disa lojtarë shqiptarë që kanë luajtur dhe luajnë në Itali, na thoni diçka për ta?
Le të themi që i njoh të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë në Serinë A, nga Ujkani që luan tek Novara, tek Cana i Lacios edhe pse në këto momente po luan shumë pak. Madje, në sfidën e fundit që ka luajtur në Europa League, u largua në fillim të pjesës së dytë. Prej vitesh njoh Bogdanin pasi e kam takuar si kundërshtar me skuadrat e mia. Duhet të shohim edhe lojtarët që luajnë në kategoritë inferiore në Itali, njëri prej të cilëve është Memushaj, i cili luan tek Carpi dhe që më parë është grumbulluar me kombëtaren. Ky është vëzhgimi i parë.
Cilat mendoni se do të jenë marrëdhëniet me drejtuesit e federatës dhe presidentin Duka?
Mendoj që me presidentin Duka të kem një marrëdhënie të sinqertë, pasi jam një njeri që punon për federatën dhe e dëgjoj atë në aspektin e propozimeve që do të më bëjë. Por, më pas vlerësimet teknike i bëj unë se kush është më e mira për kombëtaren dhe federatën shqiptare.
Çfarë lloj trajneri jeni, mbrojtës apo sulmues? Mund ta na thoni karakteristikat e lojës suaj? Shumë sulmues dëshirojnë të luajnë me Zemanin, pasi shënojnë shumë gola?
Por, shumë mbrojtës kërkojnë të mos jenë në skuadrën e Zemanit, pasi portierët pësojnë shumë gola. Por, e lëmë mënjanë këtë batutë, pasi ishte shaka. Unë jam një person i ekuilibruar që ka në mendje lojën e bukur, por rregulli numër një është të shënosh gjithnjë një gol më shumë se të tjerët dhe të pësosh sa më pak. Kjo është filozofia ime, duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të marrim kot.
Nuk ju mjafton barazimi në një ndeshje?
Unë luaj për të fituar në të gjitha takimet, por duhet marrë parasysh ndeshja dhe kundërshtari. Është e qartë që nëse luajmë ndaj Barcelonës bëhet e vështirë për të fituar pasi ata e fshehin topin. Ne duhet të luajmë sipas mënyrës sonë dhe të mos kopjojmë asnjë, duhet të shfrytëzojmë kualitetet dhe karakteristikat tona. Duhet të përshtatet ekipi me ju apo ju me ekipin?
Jam një njeri i thjeshtë dhe përshtatem me atë që kam përpara. Nëse një njeri është i gjatë dhe peshon 100 kg nuk mund t'i vësh një kostum për një njeri që peshon 70 kg. Më kuptoni besoj. E rëndësishme është të vendosësh lojtarët në pozicionin ku mund të japin më të mirën, 110% dhe jo 100%, kjo është e rëndësishme.
Kush është organi më i fortë i një lojtari, ai më i rëndësishmi?
Mund të them qe organi më i rëndësishëm për mua është këtu, në kokë, pasi ajo komandon gjithçka. Por, është e qartë që nëse dikush ka zemër, shpirt të sakrificës, grintë dhe vendosmëri është akoma më mirë.
Do të jetoni në Tiranë?
Do të mundohem të qëndroj sa më gjatë këtu, është e qartë që duke pasur shumë lojtarë jashtë do të jem në lëvizje. Por, do të jem shpesh edhe këtu për të ndjekur kampionatin shqiptar. Do të mundohem të bëj disa grumbullime dhe të parin do ta nis që në janar me futbollistë të kampionatit shqiptar pasi nuk kemi datë të lirë të FIFA-s. Nuk dua të humbas kohë pasi kam ardhur për të punuar dhe jo për pushime në Shqipëri.
Keni disa pasione dhe njëri prej tyre është biçikleta?
Unë jam tip sportiv edhe pse kohët e fundit nuk kam pasur shumë kohë për të lëvizur me biçikletë. Por, më pëlqen edhe golfi e tenisi. Më pëlqen të aktivizohem edhe pse së fundmi koha më mungon.
Ndjeheni trajneri i kombëtares apo i të gjithë shqiptarëve?
Unë ndjehem trajneri i të gjithë shqiptarëve, pasi kombëtarja duhet të bashkojë popullin. Është identiteti dhe krenaria e një kombi.
Jua mësuan këngën më të famshme të stadiumeve?
Kam mësuar xhamadani vija-vija. Urojmë që këtë këngë ta këndojmë së bashku në shqip... Do të përpiqem ta mësoj dalëngadalë, pasi nuk është një gjuhë e lehtë edhe pse kam filluar të kuptoj diçka kur më bën pyetje dhe mendoj se ky është një hap i rëndësishëm.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)