Beshiktashi fiton me Prishtinën

Skuadra e njohur turke, Beshiktash ka arritur fitore në miqësoren me Sigal Prishtinën. Në ndeshjen basketbollistike të zhvilluar në kryeqytet, skuadra turke arriti që të fitoj me rezultat 80-70.
Prishtina pati epërsinë deri në 12 pikë, mirëpo në vazhdim skuadra turke arriti ta shkrijë këtë epërsi dhe të kaloj në avantazh.
Një përsëritje e kësaj ndeshje do të jetë në Prizren gjatë kësaj jave. /Indeksonline/