E Diel, 1 Nëntor 2026

Januzi pret debutimin kuqezi Ka konkurrence por nuk ngutem

Kombetarja Sulmuesi i Vorsklas rikthehet me kuqezinjte per miqesoren me Maqedonine

Ahmed Januzi rikthehet ne Kombetare pas menjanimit ne dy ndeshjet e fundit kualifikuese ne Grupin D te Euro 2012 kunder Bosnje-Hercegovines dhe Bjellorusise. Sulmuesi i Vorskla Poltaves ne kampionatin ukrainas ishte grumbulluar rregullisht nga trajneri Josip Kuzhe ne testet perpara startit te aktivitetit kontinental dhe ne sfidat e para eliminatore me Rumanine dhe Luksemburgun megjithate atij nuk iu dha mundesia per te debutuar ne perfaqesuesen A. Tani ish-lojtari i U-21 pritet te kete shansin e tij ne miqesoren e 17 nentorit qe Shqiperia do te luaje ne Korce perballe Maqedonise. Ne kete perballje pritet te testohen edhe mjaft futbolliste te rinj ku pervec elementeve si Ujkani Bakaj Vila Hyka apo Muzaka qe jane shnderruar ne pjese e perhershme e kontingjentit hapesira mund te kete edhe per mesfushorin 23-vjecar te Kievos ne Serine A Ledian Memushaj. Trajneri Kuzhe me ka ftuar per ndeshjen miqesore kunder Maqedonise. Me 14 nentor do te udhetoj drejt Shqiperise per tu grumbulluar me Kombetaren ka konfirmuar Januzi per te perditshmen kosovare lsquoExpress. Duke qene se kjo eshte nje ndeshje miqesore natyrisht qe shpresoj te debutoj. Megjithate nuk mund te them se kjo do te ndodhe me siguri pasi trajneri do ti ftoje thuajse te gjithe futbollistet. Per mua me teper rendesi ka fakti qe jam serish pjese e skuadres sepse e kam te qarte se nje dite do te me jepet rasti. Per momentin e kam te veshtire te gjej hapesira pasi konkurrenca eshte e forte ne sulmin e Kombetares luajne Bogdani e Salihi. Gjithsesi une pres nuk ngutem. Kurdo qe te me jepet rasti do te mundohem ta shfrytezoj. Lista anti-Maqedoni pritet te publikohet te premten ndersa nje tjeter emer i ri eshte portieri i Skenderbeut Orges Shehi i cili do te zevendesoje te demtuarin Arjan Beqaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›